Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Sharon Stone: Burrat më pëlqejnë akoma, por më nisin vetëm SMS Empty Sharon Stone: Burrat më pëlqejnë akoma, por më nisin vetëm SMS

Mon 27 Feb 2012 - 11:04
Sharon Stone: Burrat më pëlqejnë akoma, por më nisin vetëm SMS SharonStone-220x300Një perëndeshë 53-vjeçare. Sharon Stone duket sikur nuk ka moshë. Sapo ka xhiruar rolin e Afërditës, perëndeshës greke, që punon në një linjë erotike në New York-un e zhurmshëm të ditëve tona. Stone tregon sekretet e vogla të bukurisë dhe jetës së saj.

Mund të jesh një perëndeshë edhe 53 vjeç. Sharon Stone, dy dekada pas “Basic Instinct”, është përzgjedhur për të interpretuar rolin e Afërditës në “Gods behaving badly”, një film i cili tërheq në New York-un e sotshëm perënditë e Olimpit. Tashmë ajo i ka lënë ca “vese” të rinisë, por ama vazhdon të jetë po aq e bukur, saqë “Dior” e ka zgjedhur si imazhin e një prej produkteve të tij, në fushatën më të fundit publicitare. Ironike dhe e qeshur, me pamjen e një vajze “të keqe” të pakorrigjueshme. Nuk është e rastit që edhe në filmin e fundit ajo është një Afërditë që fiton jetesën duke punuar në një chat erotik, rrethuar nga adhurues njerëzorë apo hyjnorë, pak rëndësi ka. “Jam argëtuar shumë. Më pëlqen të mos jem një vajzë e mbarë”. Në fakt, jeta i ka rezervuar edhe momente aspak “hyjnore”, që nga iktusi që e goditi në vitin 2001, tek divorci me bashkëshortin e dytë. Një rrugëtim në ferr, nga i cili është kthyer edhe më luftëtare.
Një fushatë publicitare bukurie dhe një rol si Afërdita, perëndesha greke e dashurisë. Një dhuratë nga qielli, jo?
Dhurata e vërtetë janë kolegët me të cilët kam punuar për filmin “Gods behaving badly”. Ishte kënaqësi të interpretoja me Christopher Walken, John Turturro e Oliver Platt. Oliver, që interpreton Apollonin është një njeri i jashtëzakonshëm, ndërsa Edie Falco ishte perfekte në rolin e Artemisës. Kemi kaluar momente të mrekullueshme së bashku. Pa harruar të gjithë aktorët e tjerë të rinj, të bukur dhe të zotë. Edhe roli im është shumë argëtues. Afërdita duket pak si e rrjedhur. (Qesh)
Duke qenë se është perëndesha e dashurisë, besoni se ekzistojnë kode të reja joshjeje mes burrave dhe grave?
Patjetër. Më parë thoshim: Bëjmë një shëtitje në plazh, me shpresën që të gjenim një mashkull të bukur dhe argëtues. Ndërsa tani kërkojmë meshkuj që dinë se ç’do të thotë mbijetesë dhe që njohin jetën. Kanë marrë fund fantazitë me shëtitje plazheve idilike.
Dhe ju e keni gjetur një të tillë?
Prej kohësh nuk i jepem kujt. Burrat vazhdojnë të më pëlqejnë shumë, por nuk ndiej tërheqje romantike, magnetizëm… Do të më pëlqente që të njihja gëzimin e vërtetë të një lidhjeje. Një shpirt binjak. Diçka më argëtuese dhe seksi sesa një lumë e- mailesh apo mesazhesh telefonike.
Nuk ju pëlqejnë mesazhet?
Mbase është punë brezash, por nuk më duken fare romantike. Nëse një burrë më tërheq, zëri i tij duhet të luajë një rol, madje shumë të rëndësishëm. Dua që të më flasë, të më joshë me fjalë.
Në jetën tuaj profesionale apo private, pa çfarë nuk mund t’ia dilni dot?
Në jetën profesionale, pa agjentin tim “shekullor” Chuck Bender. Dëgjohemi 20 herë në ditë dhe flasim për gjithçka. Pastaj është Tina, asistentja ime, e cila më thotë gjithmonë të vërtetën. Është e rrallë.
Në jetën private?
Fëmijët e mi, pa dyshim. Janë engjëj të vërtetë. Argëtohem pa fund me ta. Çfarë kënaqësie t’i shohësh tek rriten!.. Tani po u bien dhëmbët e qumështit. Janë në moshën më të bukur, sidomos Laird, që është 6 vjeç. Quinn, pesë vjeç, është në moshën që ndien nevojën e pashmangshme për të treguar gjithçka. Nuk arrin të mbajë një sekret. I thërras “agjenti Quinn” dhe i jam mirënjohëse për rrëfimet e tij të përditshme.
E keni realizuar ëndrrën tuaj të fëmijërisë?
Gjithnjë kam menduar se ëndrrat e fëmijërisë përfaqësojnë një vizion të së ardhmes dhe që mund të realizohen. Jemi ata që ishim destinuar të ishim, mjaft që ta marrësh jetën me filozofi dhe të lësh që gjërat të përmbushen vetë.
Perënditë janë të pavdekshme, çfarë do të donit të ishte e përjetshme?
Përjetësia është një koncept abstrakt. Për mua ka të bëjë me shpirtëroren. Dua të jem shpirtërisht e pjekur dhe e ndriçuar për ta drejtuar jetën time drejt një të ardhmeje, në të cilën ruaj të gjitha ato që kam mësuar. Kjo është ëndrra ime e përjetësisë.
Ndërsa bukuria nuk është e përjetshme, ka truke që e fshehin moshën?
Këshilla ime është angazhimi me një sport dhe gjimnastikë 3 apo 4 herë në javë, një disiplinë që ju pëlqen, nuk ka rëndësi se cila.
Ndonjë trajtim bukurie hollivudiane që keni eksperimentuar këto kohë?
Nuk jam një fanse e këtyre gjërave.
Ç’mendoni rreth ndërhyrjeve kirurgjikale?
Mendoj se sot kirurgët plastikë janë mjaft të zotë. Nëse keni dëshirë, nëse ju bën të ndiheni mirë me veten, shumë mirë për ju. Por mendoj se burrat do t’ju shohin me rezervë, edhe pse mund të kenë nevojë për një liftin edhe ata.
Ta lëmë bukurinë dhe të flasim për shëmtinë… Çfarë është e shëmtuar për ju?
Mizoria.
Edhe burrat e shëmtuar mund të jenë tërheqës?
Sigurisht, janë qëllimet që kanë rëndësi.
Jeni ndier ndonjëherë “një rosak i shëmtuar”?
Po, shpesh. Edhe në periudhën prej së cilës po dal. Por është një udhëtim i vazhdueshëm, apo jo?
Ju është dashur të kaloni prova të vështira, nëse do t’ju duhej të jetonit një moment thelbësor në jetën tuaj, kë do të zgjidhnit?
Duket sikur kujtimet e mia janë regjistruar në një shirit 16 mm. Kam kuptuar se pa patosin, filmi i jetës sime nuk do të ishte aq i bukur.
Ka kujtime që kanë një parfum, ju ndodh kështu?
Më pëlqen aroma e vaniljes, më kujton kur gatuaja me nënën time, kur isha adoleshente. Është një kuzhiniere shumë e mirë dhe më ka mësuar sekretet e saj. Sot, kur gatuaj së bashku me fëmijët e mi, aroma e vaniljes më kujton momente të ëmbla dhe të lumtura.
Ju shkruani edhe tregime e këngë…
Sot këngët flasin për dhunë, urrejtje, hakmarrje, nuk dëgjohen më si ato këngët që më pëlqenin mua, ato të viteve ’70, të frymëzuara nga dëshira dhe dashuria. Dhe unë shkruaj për këto gjëra, dashurinë, puthjet, ledhatimet. Tekstet e mua flasin për duar që shtrëngohen, shkrirje të ëmbla…
Cila është këngëtarja juaj e preferuar?
Në këtë moment, të gjithë adhurojnë Adele: edhe unë. Më duket një vajzë shumë e talentuar.
Do të shkruani ndonjë libër?
Kam shkruar shumë tregime autobiografike dhe po mendoj të bëj një përmbledhje. Për mua, të shkruarit është fondamental. Është një çështje disipline personale. Ndryshe nga kinemaja, nuk ka afate hollivudiane apo pengesa financiare. Nuk duhet të varem nga askush, jam tërësisht autonome.
Cilat janë tri gjërat që një grua duhet të evitojë patjetër?
Të hipë në makinën e një të panjohuri, edhe pse nuk jeni më çupëlina. Madje, as nëse ju kanë thënë se është njeri i rregullt. Të vishesh me të bardha në një dasmë dhe të pish në një darkë pune.
(Marrë nga revista italiane “A”)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi