Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave Empty Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave

Mon 27 Feb 2012 - 15:44
Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave Sali-Berisha-Mbledhje-Grupi-Janar-2012-NOA3Tiranë, 27 shkurt 2012, NOA Update – Kryeministri Sali Berisha ripërsëriti sot se gjendja energjetike në vend mbetet mjaft e vështirë duke siguruar se importi i energjisë do të vijojë me çdo çmim, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Duke folur në pjesën e parë të mbledhjes së grupit kuvendor të demokratëve, shefi i qeverisë theksoi se kaskadat e lumenjve janë në nivelet më të ulta historike.

“Përsëri gjendja energjetike mbetet tejet e vështirë. Kaskadat janë në nivelet më të ulta historike. Vazhdon importi i energjisë dhe mbetet në fuqi vendimi ynë se do ta blejmë energjinë me çdo kosto”, siguroi kryeministri.

Ai garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka që qytetarëve shqiptarë të mos u ndërpritet energjia, e cila është jetike për funksionimin normal të vendit.

“Theksoj se energjia është jetike për funksionimin normal të një vendi dhe edhe njëherë e lidhur me një seri funksionesh në familje, në shoqëri, biznes e kudo. Ne do bëjmë gjithçka që ajo kurrë të mos mungojë”, u shpreh Berisha.

Ai risolli në vëmendje se mazhoranca që drejton nuk do të lejojë që në kushtet kritike të kaskadave të rikthehet regjimi i shkuar i ndërprerjes së energjisë në të gjithë vendin, me pretendimin asokohe të mazhorancës socialiste, se nuk mbante rrjeti.

Ai shënjestroi kreun e opozitës Edi Rama dhe akuzat e tij për kolaps energjetik duke nënvizuar se qëllimi i tij është rikthimi i regjimit të ndërprerjes së dritave dhe ujit për qytetarët.

“Këta zotërinj që i dinë qytetet pesë apo gjashtë orë pa drita, dhe vetë nuk rrinë asnjë orë aty, nuk kanë dhembshurinë për paratë e buxhetit që janë të taksapaguesve. Këta kanë hallin se duan me çdo kusht të rikthehet koha e tyre e regjimit të ndërprerjes së energjisë.

Do t’u rikujtoj atyre që mund të kenë harruar, një seancë në PE në vitin 2002. Një gazetar i shquar që ishte bërë deputet deklaroi asokohe se Këta s’kanë as energji, as ujë për t’u larë, ç’na duhet ne me ta. Ai nuk ishte kundër shqiptarëve, unë e njoh...”, solli në vëmendje kryeministri duke shtuar se pa ujë e pa drita nën pretekstin se nuk mbajnë linjat nuk mund të jetohet.

Gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve demokratë shefi i mazhorancës nënvizoi situata e emergjencës në vend për shkak të dëborës është reduktuar ndjeshëm.

“Por dua të theksoj se janë përsëri një numër jo i vogël fshatrash të izoluara për shkak se dëbora në këto zona arrin në tre apo më shumë metra dhe se vijojnë të jenë nën rrezikun e orteqeve. Në mënyrë konstante po vijojnë lidhjet me shtabet e rretheve dhe qarqeve dhe në përputhje me kërkesat e krerëve të komunave, komunitetet po ndihmohen me ushqime e medikamente. Në këtë proces që tashmë është i përqendruar në rrugët komunale vetë komunitetet kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme”, tha kryeministri.

Ai nënvizoi se “De facto gjendja e emergjencës ka rënë në shumicën e territorit, por ajo do të mbahet deri sa të ulet më tej numri i fshatrave të izoluar dhe mandej do të kalojë në kompetencë të pushteteve vendore”.

Kryeministri Berisha falenderoi për punën e madhe të bërë nga shtabet e emergjencës dhe Komitet ndërministror i urgjencës që po e ndjek situatën, si dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha institucionet ndërkombëtare si KE, BB dhe shoqatat e tjera që ndihmuan në kapërcimin e situatës së vështirë nga dëbora, që pushtoi gjysmën e vendit në dy javët e para të muajit shkurt.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi