Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Llotaria Kombëtare, Rama: Berisha po grabit të drejtën publike Empty Llotaria Kombëtare, Rama: Berisha po grabit të drejtën publike

Sat 23 Jun 2012 - 14:00
Llotaria Kombëtare, Rama: Berisha po grabit të drejtën publike RAMA-TE-PERNDJEKURIT-02_tn_Kreu i PS-se, Edi Rama ka akuzuar të shtunën Kryeministrin Sali Berisha se po grabit të drejten publike të Llotarisë Kombëtare për llogari të klientelës së vet.

"Dhjetëra miliona euro ne vit nga shteti tek klientet", thotë Rama në rrjetin social "Twitter", ku ndër të tjera shkruan se përmes kesaj afere shkojne dhjetera miliona euro ne vit nga shteti tek klientet.

“Bode krenohet se shteti do marre 10 për qind, kudo tjeter shteti merr mbi 80 për qind për financimin e artit, sportit, kultures apo politikave sociale”, shkruan Rama.

Sipas tij, ky eshte nje shembull kriminalizimi i pacak i vendimmarrjes qeveritare, qe opozita shqiptare nuk mund ta pranoje.

“Llotaria Kombetare do t’i kthehet shtetit dhe me perfitimet prej saj do financojme sportin dhe politikat rinore per Rilindjen Shqiptare”, shkruan Rama.

Tahiri: Komision hetimor për skandalet

Partia Socialiste do të kërkojë komision hetimor për disa skandale të kohëve të fundit, përfshirë llotarinë kombëtare, koncesionin për prodhimin e pullave të akcizës si dhe bllokimin e tenderit për linjën e interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Deputeti Sajmir Tahiri deklaroi sot në selinë e Partisë Socialiste se synimi i kësaj partie është që Llotaria Kombëtare më Shqipëri të krijohet sipas modeleve perëndimore, ku kjo llotari organizohet nga shteti dhe i përdor të ardhurat për investime shoqërore.

“Llotaria kombëtare është monopol dhe në të gjitha vendet evropiane është monopol shtetëror. Kryeministri synon ta ketë monopol privat. Ne angazhohemi që të ardhurat të përdoren për politikat rinore dhe për nxitjen e punësimit si dhe për politikat për rigjallërimin e sportit,” tha Tahiri.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mjetesh PS disponon në këtë çështje, Tahiri tha se PS do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor. “Ligji u ndryshua nga Berisha vetëm për t’i dhënë kompanisë së favorizuar prej tij llotarinë kombëtare,” – tha Tahiri. “Do të hetojmë me komision edhe koncesionin për pullat fiskale dhe tenderin e interkonjeksionit energjetik,” vijoi ai.

Qeveria hapi një tender të shumëdebatuar për dhënien e një licence monopol për organizimin e Llogarisë Kombëtare për një kompani të huaj private. Kontrata parashikon që koncesionmarrësi të paguajë 10 për qind të të ardhurave për qeverinë. Por shembujt e vendeve perëndimore tregojnë se në shumë raste, llogaria kombëtare organizohet nga vetë shteti ndërsa në rastet kur organizohet nga kompani private, si në Britaninë e Madhe, koncesionmarrësit i jepet vetëm 0.5 për qind e xhiros së krijuar si dhe i njihen shpenzime administrative jo më të mëdha se sa 4.5 për qind e xhiros.tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi