Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Abetarja Kombëtare, Berisha: Fqinj, çlirohuni nga shqiptarofobia Empty Abetarja Kombëtare, Berisha: Fqinj, çlirohuni nga shqiptarofobia

Thu 17 May 2012 - 13:20
Abetarja Kombëtare, Berisha: Fqinj, çlirohuni nga shqiptarofobia ABCTiranë – Nxënësit e klasave të para të Shqipërisë dhe Kosovës do të mësojnë tashmë me një abetare të përbashkët. Ceremonia e promovimit të abetares së përbashkët u zhvillua sot në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, ku përveç Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri kosovar Hashim Thaçi.Kryeministri Sali Berisha e cilësoi abetaren e përbashkët si një kryevepër. “Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që mund t’i bëni Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Kryeministri. Berisha falenderoi hartuesit e abetares, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu, për përkushtimin “që dëshmuan për hartimin e abetares së parë të të gjithë shqiptarëve, këtij libri të të gjithë librave”.
Kryeministri Berisha, shtoi se “rruga e dijes është rruga e lirisë, për të cilën ka më shumë nevojë se çdo gjë tjetër çdo shqiptar”.Abetarja Kombëtare, Berisha: Fqinj, çlirohuni nga shqiptarofobia Abetatare-e1337249341241Duke iu drejtuar fëmijëve, Kryeministri u shpreh se “libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo, së bashku me termat, figurat e mrekullueshme, mbart emrin e dhjetra, qindra gjenerata shqiptarësh, të cilët do donin të kishin abetare të përbashkët. Ajo mbart idealin e lirisë së shqiptarëve, idealin e bashkimit të tyre, si idealin e përjetësisë kombëtare”. Sot, vijoi Kryeministri, “jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, në projektin e madh evropian. Sot jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Nga Prizreni u themi fqinjëve tanë, lirohuni nga shqiptarofobia. Ajo është një mbeturinë e primitivizmit të shkuar”.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët.
“Më lejoni të uroj këtë ditë të madhe për shqiptarët. Sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Sot ju prezantojmë abetaren e përbashkët të shqiptarëve, të ardhmen e kombit shqiptar.
Thaci deklaroi se jo rastësisht ceremonia po mbahet në Prizren kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, pasi sipas tij ai është qyteti i bashkimit të shqiptarëve në një komb. “Sot të gjithë shqiptarët ku jetojnë, janë me ne, janë me abetaren e parbashkët. Jemi mbledhur në kryeqytetitin shpirtëror të shqiptarëve në qytetin mes kryeqyteteve poliike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës, në qytetin e bashkmit të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Kjo është abetarja e kombit, kjo është arritje për të gjtihë shqiptarët. Këtë mund ta bëjë një shtet i lirë dhe sovran”,- deklaroi Thaci.
Sipas Thacit fati i abetares është i njëjtë me fatin e shqiptarëve, dhe falë përpjekjeve shekullore tashmë shqiptarët do keni një gjuhë dhe një flamur. “Në themele të Rilindjes qëndron patrioti Naum Vexhilharxhi, fati i librit ishte i ngjashëm me fatin e popullit shqiptar. Sot pas 100 vjetësh shteti shqiptar është vend demokratik anëtar i NATO dhe me prespektivë për në BE. Sot Kosova ka hyre në 13 vjetorin e lirisë dhe 5 vjetorin e pavarësisë. Kosova ka të ardhme të ndritur. Abetarja e përbashkët është një përpjeje e jona shekullore, dhe shqiptarët tashmë do kenë abetare të përbashkët gjuhë dhe flamur”,- deklaroi Thaci.
Abetarja e Përbashkët Shqipëri-Kosovë do t’u ofrohet edhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në diasporë. Ministria e Arsimit ka theksuar se unifikimi i teksteve shkollore është një nismë mes dy ministrive dhe do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore. (LajmeShqip.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi