Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Problematikja Lohan po kthehet në rrugën e duhur Empty Problematikja Lohan po kthehet në rrugën e duhur

Mon 27 Feb 2012 - 15:49
Problematikja Lohan po kthehet në rrugën e duhur Lindsay-Lohan-51
Lindsay Lohan ende është në rrugën e duhur. Gjykatësja Stephanie Sautner, e njohur për faktin se sjelljet e pahijshme të aktores nuk i ka shikuar fare me sy të mirë, edhe një herë e falënderoi Lilon pasi shikoi raportin e fundit mbi progresin e saj.

Ky është falënderimi i tretë me radhë, ndërsa Lohan ka përfunduar me sukses të gjitha punët në dobi të komunitetit dhe terapinë e dhënë për periudhën që nga dëgjimi i mëparshëm. "Duket se jeta juaj sërish po kthehet në rrugën e duhur", tha gjykatësja.

Seanca tjetër është caktuar për 29 mars, ndërsa Lohan deri atëherë do të duhej të punonte edhe 14 ditë në dobi të komunitetit në morgun e qytetit të Los Angeles dhe të shkojë në pesë seanca të terapisë.

Miqtë e Lindsay Lohan besojnë se vetëm ashpërsia dhe pamëshira e gjyqtares Stephanie Sautner e ka shpëtuar Lilon./knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi