Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Toka goditet nga trupa diellorë, priten stuhi magnetike Empty Toka goditet nga trupa diellorë, priten stuhi magnetike

Mon 27 Feb 2012 - 17:31
Toka goditet nga trupa diellorë, priten stuhi magnetike NASA-TokaUashington, 26 shkurt 2012, NOA - Toka u godit sot nga disa trupa ndriçues, të ardhur nga hapësira në formën e fushave magnetike, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Konstatimi u bë nga NASA, e cila kishte parashikuar mbërritjen e tyre në tokë pas pesë shpërthimeve, që u regjistruan në sipërfaqen e diellit në datat 23- dhe 24 shkurt.

Këta trupa diellorë përshkuan për dy ditë distancën mes diellit dhe tokës, duke lëvizur me një shpejtësi mbi 1 mln.km/h.

Largësia mes dy planeteve llogaritet në 150 milionë kilometra.

Megjithë fushën magnetike, që rrethon planetin tokë, trupat ndriçues që mbërrijnë në tokë pas stuhive diellore mund të shkaktojnë stuhi gjeomagnetike edhe në planetin tonë.

Në fund të muajit janar një stuhi e tillë magnetike goditi tokën duke detyruar kompanitë ajrore të anullonin fluturimet si dhe të ndryshonin rrugët e kalimit të avionëve.

Po ashtu trupat ndriçues, që shkaktohen nga shpërthimet në sipërfaqet e diellit sjellin probeme edhe në sistemet satelitore si dhe ato të transmetimit të energjisë elektrike.

Pesë shpërthimet që ndodhen në 23-34 shkurt në sipërfaqen e diellit u fotografuan nga NASA, në pjesë të ndryshme të tij.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi