Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Punoni natën? Kujdes nga diabeti Empty Punoni natën? Kujdes nga diabeti

Tue 28 Feb 2012 - 18:16
TIRANE - Turnet e natës prishin ekuilibrin dhe mënyrën se si ushqehemi, duke rritur ndjeshëm rrezikun nga diabeti. Puna në orët e mbrëmjes na bën të konsumojmë ushqime të pakontrolluara dhe në orare të papërshtatshme, duke u bërë shkak për shtimin në peshë dhe shfaqjen e diabetit. Këto janë rezultatet e një studimi britanik të publikuar në revistën PloS Medicin, sipas të cilit, rreziku nga diabeti është 60% më i lartë tek ata persona që punojnë natën, në krahasim me ata që punojnë nga mëngjesi deri pasdite. Sigurisht më të rrezikuar nga diabeti janë personat mbi 20 vjeç.“Në shoqërinë ku jetojmë është e pamundur të eliminojmë punën me turne, por është e nevojshme që të mendojmë mënyra që mund të reduktojnë rreziqet e turneve të natës për shëndetin e punonjësve. Një mënyrë e mirë është rotacioni i turneve dhe orareve në punë, por edhe një edukim më i mirë për mënyrën se si duhet të ushqehemi është mëse i domosdoshëm.”- deklaroi ekspertja Mika Kivimaki.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi