Xhoni 15-vjeçar: Punoj deri në orën 11 të natës
Tue 28 Feb 2012 - 18:45
Ola Mitre
Shënon ora 21:00 dhe jemi duke udhëtuar në një nga linjat e transportit urban të qytetit të Tiranës. Faturino afrohet për të prerë biletën, por ajo që të tërheq vëmendjen janë dy duar të vogla që na drejtohen. Bëhemi kuriozë dhe ngremë sytë për të parë edhe fytyrën e tij dhe shohim që para nesh qëndron një fëmijë. Djaloshi quhet Xhoni dhe është vetëm 15 vjeç, por është i detyruar të punojë deri në orët e vona të mbrëmjes. E ka braktisur shkollën që në 9-vjeçare dhe ka mundur të gjejë një punë edhe pse është shumë i vogël për të punuar në orare të tilla. “Punoj deri sa mbaron linja, d.m.th deri në orën 11:00 të natës. Shkollën nuk e vazhdova dot”, - shprehet Xhoni duke mbledhur supet, ndërkohë që sytë nuk guxon t’i ngrejë. Vetëm kaq mundet të komentojë, pasi i duhet të rikthehet në punë. Por kështu si 15-vjeçari, nga Inspektorati Shtetëror i Punës janë evidentuar edhe 264 të mitur të tjerë që janë të detyruar të punojnë. Të dhënat bëhen të ditura nga Miranda Pashaj, kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.
Kodi i Punës
Në fakt Kodi i Punës lejon që të miturit nga mosha 14-16 të kryejnë punë të lehta, por vetëm gjatë sezonit të pushimeve verore, ndërkohë që orari i lejuar për këto mosha është 6 orë në ditë dhe koha kur duhet të kryhet ajo është maksimumi deri në orën 16:00. Puna e të miturve pas këtij orari është e ndaluar. “Është Kodi i Punës i cili përcakton në nenet e tij specifike punën e të miturve dhe puna e të miturve është nga mosha 16-18 vjeç. Kjo është puna e lejuar e cila inspektohet nga Inspektorati Shtetëror i Punës që është një institucion në varësi të MPCSSHB, ndërsa nga mosha 14-16 vjeç lejohet puna e të miturve në punë të lehta gjatë sezonit të pushimeve verore të shkollës”, - shprehet Pashaj. E pyetur për rastin e Xhonit ajo shprehet se ky punësim është kundër ligjit, pasi nuk respekton rregullat që duhet të plotësojë punëmarrësi për një të mitur dhe shkelja më e rëndë qëndron në orarin e punës së të miturit. Gjithashtu, Pashaj shpjegon edhe disa nga kriteret që një punëmarrës duhet të plotësojë në momentin që është duke punësuar një të mitur. “Nuk lejohet që një fëmijë të punojë më shumë se gjashtë orë, ndërkohë që sipas një akti nënligjor përcaktohet se kontrollet periodike mjekësore që duhet të bëjë fëmija i cili është i punësuar duhet të përsëriten 2 herë në vit. Gjithashtu, është e ndaluar puna e fëmijëve gjatë orarit të natës, pra i lejohet të punojë deri në orën 16:00 ndërkohë që punët duhet të jenë punë të lehta dhe jo punë të rrezikshme”, - shpjegon Pashaj.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi