Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shkelin rregullat e Shengenit, pezullohen pesë policë në Rinas Empty Shkelin rregullat e Shengenit, pezullohen pesë policë në Rinas

Wed 29 Feb 2012 - 3:32
TIRANE – Pese policë të Aeroportit të Rinasit u pezulluan nga detyra, ndërsa dhjetë janë në hetim nga SHKB dhe Drejtoria Rajonale e Kufirit të Tiranës, pas të dhënave për abuzime në kontrollin e dokumenteve të shtetasve që udhëtojnë drejt zonës “Shengen”. Rasti më i fundit abuziv i zbuluar është ai i tre shtetasve nga Kosova, të cilët me viza false zvicerane kanë kaluar në Rinas dhe pasi kanë shkuar në Francë, janë kthyer mbrapsht duke u depërtuar në Portin e Durrësit. Sipas hetimeve, kontrollori i Rinasit nuk i kishte futur fare në sistem këta persona, pasi ishte në dijeni se vizat e tyre ishin false. Sipas të dhënave nga Policia Kufitare, janë rreth 12 raste kur policët e Rinasit kanë lejuar shtetas shqiptarë të hyjnë në zonën “Shengen” jashtë kritereve. Të paktën 10 efektiva të Komisariatit të Rinasit dyshohet të kenë abuzuar me detyrën duke toleruar dhe favorizuar persona të ndryshëm me mangësi në dokumente, të cilët janë lejuar të kalojnë kufirin shqiptar duke udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Shtetasit që kanë kaluar janë kthyer sërish mbrapsht nga autoritetet aeroportuale të vendeve ku kanë zbritur. Burime nga Drejtoria e Kufirit të kryeqytetit thanë se aktualisht po verifikohet nëse shkeljet e kryera nga efektivat Rinasit janë kryer pa dijeninë e tyre (nga mungesa e informacionit), apo ata kanë marrë para në këmbim që të lejojnë kalimin e kufirit edhe pse nuk përmbusheshin kriteret e përcaktuara nga marrëveshja e liberalizimit të vizave. Pesë prej policëve janë pezulluar nga puna për shkak të hetimeve që po kryhen në ngarkim të tyre. Që prej muajit tetor të vitit të kaluar, efektivat e Policisë Kufitare janë instruktuar në lidhje me kushtet e marrëveshjes së liberalizimit të vizave, duke marrë vetë atributet për kontrollimin e dokumentacionit të nevojshëm. Për këtë arsye ata mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në rastet kur shtetasit shqiptarë kthehen nga vendet e BE-së për mangësi në dokumentacion, pasi është detyra e tyre që të shmangin incidente të tilla që në Aeroportin e Rinasit. Shkeljet e kryera nga kontrollorët e Rinasit, që janë në varësi të Drejtorisë Rajonale të Kufirit, lidhen kryesisht me siguracionin e jetës dhe shumën e nevojshme të parave që duhet të kenë me vete personat që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Sipas burimeve, ka pasur edhe raste të tjera kur janë lejuar të kalojnë kufirin nga Aeroporti i Rinasit persona që kanë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë e ndonjë prej vendeve të Bashkimit Europian. Ndërsa raste më sporadike, që janë bërë objekt hetimi, kanë qenë edhe personat që rezultojnë të kenë shkelur afatin 90-ditor të qëndrimit në vendet e hapësirës “Shengen”, e megjithatë janë lejuar që të kalojmë sërish kufirin shqiptar. Të gjitha këto janë bërë objekt i një hetimi që ka kryer vetë Drejtoria Rajonale e Kufirit të Tiranës, që i ka referuar materialet edhe në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Burime të rezervuara nga Drejtoria e Kufirit thanë dje se shkeljet e zbuluara rezultojnë të jenë kryer kryesisht gjatë kohës kur në turnin e kontrollit në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë qenë 5 efektivat që tashmë janë pezulluar nga detyra.

Panorama.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi