Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Putin:Nuk kam frikë nga përpjekjet për të më vrarë Empty Putin:Nuk kam frikë nga përpjekjet për të më vrarë

Wed 29 Feb 2012 - 12:19
 Putin:Nuk kam frikë nga përpjekjet për të më vrarë 51810MOSKË - Kryeministri rus, Vladimir Putin, siguroi sot se nuk kishte frikë nga përpjekjet që synonin për ta vrarë, një ditë pas shpalljes së një komploti të planifikuar nga islamikët çeçenë dhe që u mënjanua nga shërbimet sekrete ruse dhe ukrainase.

"Njerëzit, të cilët gjenden në situatën time duhet ta përballojnë. Nuk duhet të ndikojnë në punë. Asnjëherë nuk më kanë shqetësuar dhe nuk do të më shqetësojnë. Nëse vazhdimisht do të kemi frikë, nuk do të jetë më e mundur për të jetuar", deklaroi Putini.

"Po e përsëris edhe një herë, mos kini frikë prej tyre", tha ai duke iu referuar terroristëve.
"Po e përjetoj që në vitin 1999, vazhdimisht", theksoi Putini, i cili në atë kohë ishte kryeministër, para se të bëhej president nga viti 2000 deri në vitin 2008, më pas u bë sërisht kryeministër.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi