Përpjekjet e Torit për të lënë duhanin
Sun 8 Jul 2012 - 0:30
Tori është një orangotango shumë e dashur nga të gjithë në kopshtin zoologjik të qytetit Solo në Indonezi. Por ajo ka mësuar një ves shumë të keq: cigaren.
Tymos si një oxhak këtu e 10 vjet dhe është përpjekur shumë herë për ta lënë duhanin. Vizitorët e kopshtit zoologjik i hedhin herë pas herë cigare në kafazin e saj. Tori i merr dhe i thith gjithë qejf.
Edhe pse kafsha e shkretë nuk e kupton dot që duhani i dëmton shëndetin, kujdestarët e saj përpiqen ta ndihmojnë që ta presë. Ata do t’ia rrethojnë kafazin në mënyrë të tillë, që të mos marrë asnjë “dhuratë” nga vizitorët. Më pas, do ta dërgojnë në një vend të izoluar, derisa të heqë dorë nga ky ves i keq. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi