SHBA, foto horror për të lënë duhanin
Thu 18 Aug 2011 - 15:56
5 kompani të mëdha të prodhimit të duhanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur një çështje kolektive ndaj Food and Drug Administration (FDA) që do të stampojë në paketat e cigareve foto horror mbi dëmet që vijnë nga duhani.
Në Europë ka hyrë në fuqi ligji për stampimin e detyrueshëm në paketa të paralajmërimit mbi rrezikun e duhanit, ndërsa në SHBA do të hyjë në shtator të vitit 2012.Por, për kompanitë e duhanit, foto të tilla janë antikushtetuese.
“Qeveria mund të kërkojë vendosjen e paralajmërimeve, por nuk mund të lejojmë që paketat të kthehen në objekte për fushatën anti-duhan të qeverisë”, është shprehur Floyd Adams, avokati i kompanive.
RJ Reynolds Tobacco, Lorillard Tobacco, Commonëealth Brands, Liggett Group dhe Santa Fe Natural Tobacco janë 5 kompanitë që kanë ngritur çështjen.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi