Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

BSH: Bankat greke ndalohen të transferojnë pasuri në bankat e origjinës Empty BSH: Bankat greke ndalohen të transferojnë pasuri në bankat e origjinës

Wed 29 Feb 2012 - 19:59
BSH: Bankat greke ndalohen të transferojnë pasuri në bankat e origjinës 34103_10
TIRANE- Bankat greke që operojnë në Shqipëri ndalohen zyrtarisht të transferojnë pasuri në bankat e tyre mëmë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën vendimin për të mos lejuar më Bankën Kombëtare Greke dhe Alfa Bank të çojnë kapital në bankat e origjinës në Greqi.

Ligji i ri për bankat u miratua në fund të vitit të shkuar në parlament dhe vendimet e Bankës Qendrore janë në zbatim të këtij legjislacioni. Ky ndryshim, pritet t’i bëjë më të sigurta depozitatat e shqiptarëve në banka, duke e vendosur aktivitetin e bankave greke nën mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë.
Me ligjin e ri, që u miratua për këtë çështje, iu hap rruga Bankës së Shqipërisë për të kërkuar shkëputjen e filialeve e bankave të huaja nga mëmat në rast, se shihte vështirësi financiare.

Në këtë mënyrë, Banka e Shqipërisë ka marrë vendimin për të shkëputur dy bankat greke financiarisht nga mëmat e tyre, me qëllim që ato të operojnë njësoj si bankat shqiptare.

Në kuptimin e Mbikëqyrjes, nuk bëhet fjalë për ndryshime thelbësore, por ndarja nga banka mëmë jep më shumë pavarësinë funksionimin dhe menaxhimin financiar të bankave. Një shkëputje e tillë nga bankat e origjinës të filialeve të tyre në vendin tonë, mund të kryhet edhe në banka të tjera. Por, aktualisht janë bankat greke, për të cilat kërkohet më tepër kudjes, duke qenë së shteti grek po kalon prej kohësh një periudhë të vështirë financiare.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi