Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhvatja e qytetarëve, bankat në alarm, bie kërkesa për kredi, Fullani: Merrni hua Empty Zhvatja e qytetarëve, bankat në alarm, bie kërkesa për kredi, Fullani: Merrni hua

Thu 1 Sep 2011 - 12:54
TIRANE – Lajmifundit – Banka e Shqipërisë përmes Guvernatorit Fullani ka konfirmuar sot faktin se shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më pak kredi në sistemin bankar shqiptar për shkak të interesave super të larta që aplikojnë bankat e nivelit të dytë.“problem mbetet kërkesa e ulët për kredi, veçanërisht nga biznesi”, tha sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.Mbi kete teme: Kreditë për shtëpi, superfitimi i bankave, marrin dyfishin e shumave të dhënaAi u ka bërë apel subjekteve private dhe qytetarëve që të marrin kredi, pasi sistemi bankar është i stabilizuar dhe në gjendje për të plotësuar kërkesat e tyre.“Sektori bankar shqiptar është solid. Ai po shkon drejt një stabiliteti afatgjatë. Është i gatshëm të japë kredi, e do të thoja, siç e kam theksuar dhe gjatë kohëve të fundit, problemi kryesor është të rritet kërkesa.”, tha Fullani.Sipas tij, gjatë muajit të kaluar u panë përmirësime të dukshme, sidomos sa i përket kërkesës së konsumatorëve të thjeshtë.” Kjo rritje duket e shpjegueshme pasi shqiptarët kanë marrë kredi konsumatore në shumë jo të mëdha mesa duket për të shkuar me pushime!!!!.Interesi i bankave per te dhene kredi duket krejt i shpjegueshem per vete menyren si jepen kredite ne Shqiperi. Procedurat i kushtojne te gjitha kredimarresit, banka nuk humbet asgje, madje, edhe kur jep parate ka nje garanci me hipoteke, te dhene nga kredimarresi i cili nese nuk kthen parate do te liroje menjehere pronen e cila sekuestrohet nga banka dhe shitet.
Por nuk eshtek etu gjithe problemi. Çeshtja eshte tek bilanci i kredise. Nese nje shqiptar merr 42 milione (te vjetra) leke kredi pas 20 apo 25 vjetesh ai do ti ktheje bankes shumen 107 milione leke, pra mbi dyfishin e shumes.
Konkretisht, me një llogaritje të thjeshtë, banka arrin një superfitim duke marrë dyfishin e shumës së dhënë për një person që ka tërhequr 42 milionë lekë kredi apo 30 mijë euro. Me një këst për 35.700 lekë në muaj për 25 vjet, kredimarrësi i kthen bankës: 35.700 lekë X 300 muaj (25 vjet) = 107.10000 lekë te arketuara nga banka ne fund te afatit te kredise pas 25 vitesh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi