Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Fullani: 2012-a vit i vështirë, kanë rënë eksportet Empty Fullani: 2012-a vit i vështirë, kanë rënë eksportet

Tue 9 Apr 2013 - 11:54
Fullani: 2012-a vit i vështirë, kanë rënë eksportet Adrian%20fullaniGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka raportuar sot në Komisionin e Ekonomisë për veprimtarinë e BSH-së për vitin 2012, ku ka theksuar se viti i kaluar ka qenë i vështirë për ekonominë në vend.

“Banka e Shqipërisë ka përmbushur detyrat ligjore gjatë 2012-s”, tha Fullani, duke shtuar se gjatë këtij viti inflacioni ka qenë nën kontroll.

Për ekonominë, siç theksoi Fullani, 2012-a ka qenë një vit i vështirë, për shkak të rënies së eksporteve.

“Viti 2012 i vështirë për ekonominë. Eksportet ranë për shkak të krizës te fqinjët. Rënia e kërkesës në vend për shkak të pasigurisë. Ndikoi negativisht edhe moti i keq në tremujorin e parë të 2012-ës”,- tha Fullani.

Gjithashtu Fullani shtoi se borxhi publikë është rritur gjatë vitit 2012, si dhe është rritur numri i institucioneve jo bankare. Sipas numrit një i bankës qendrore, të ardhurat publike u rritën me 0.2 për qind. Tregu valutor ka qenë në balancën e kërkesë-ofertës, ndërsa ka pasur një ecuri të dobët në kredidhënie nga bankat private gjatë 2012-ës.

“Gjatë vitit 2012 ekonomia u zhvillua nën potenciale”,- tha ai më tej.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi