Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Viti 2012 duket të jetë i vështirë për Kosovën Empty Viti 2012 duket të jetë i vështirë për Kosovën

Fri 4 Nov 2011 - 10:43
Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters ka thënë se si rrjedhojë e krizës ekonomike në Evropë, viti 2012 do të jetë i vështirë edhe për ekonominë e Kosovës. Olters ka rekomanduar që shteti i Kosovës të përmirësoj ambientin për investime dhe të ketë një klimë më të favorshme për zhvillim ekonomik.

Këto konstatime Olters i bëri të enjten gjatë një forumi të organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK), ku mes tjerash vlerësoi se Kosovës i duhen reforma më të thella në shumë fusha për të pasur përmirësime.

Në këtë rast, ai theksoi se Kosova aktualisht e ka gjendjen më të keqe në rajon sa i përket papunësisë dhe kjo shtron nevojën për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që të tërhiqen investimet nga jashtë.

“Shtetet mund të jenë më të suksesshme për të tërhequr investime, nëse investitorët kanë besim në institucione dhe mundësinë për të zbatuar huadhënie dhe rregulla në mënyrë të njëtrajtshme dhe për të bërë fushën në nivelin e duhur për të gjitha kompanitë. Kjo shpesh referohet si infrastruktura e butë e shtetit”, ka thënë ai.

Por, menaxheri i Bankës Botërore, Olters krahas rekomandimeve se si të tërhiqen investimet nga jashtë ka paralajmëruar se Kosova dhe shtetet e rajonit në vitin 2012 do të përballen me një klimë të rëndë ekonomike si pasojë e ndikimit të krizës ekonomike në Evropë.

“Nëse shikojmë në vitin 2012 duket të jetë i vështirë, për shkak te krizës evropiane. Duhet të krijohet hapësirë e mjaftueshme fiskale për të zbatuar agjendën ambicioze të investimit publik”, ka thënë ai.

Olters vlerësoi se energjetika në vend është në gjendje të keqe, por nëse bëhen përmirësime kjo fushë mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas tij, ekspertët e Bankës Botërore kanë bërë matjet për këtë fushë dhe ata po presin rezultatet se si duhet të zhvillohet sektori i energjisë elektrike në Kosovë.

“Mendoj se në kuptimin e motorëve të mundshëm për rritje në aspektin e periudhës së mesme ose të gjatë, situata në Kosovë nuk është ndryshe nga shumë vende në rajon. Është e qartë se sektori i energjisë është dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm që do të ndihmon zhvillimin ekonomik në Kosovë edhe në vendet në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Olters.

Për më tepër, ai ka shtuar se të gjitha vendet zhvillojnë debat publik se ne çfarë lloji të energjisë duhet të bazojnë zhvillimet e ardhshme. Sipas tij, kjo është një e mirë, sepse çdo vendim i ndërmarr do të ketë efekte afatgjatë për të ardhmen, e sektorit të energjisë në Kosovë. /kosovapress/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi