Viti 2012, vit sfidash
Thu 1 Mar 2012 - 23:48
Viti i ri erdhi, dhe miliona vetë në mbarë botën e kanë pritur atë me festime fishekzjarrësh. Por krerë shtetesh dhe qeverish kanë paralajmëruar një vit të vështirë. Shpresa dhe mirëbesimi shoqëruan festimet e Vitit të Ri në mbarë botën. Në Sidnei 1,5 milionë vetë festuan nën moton “Koha për të ëndërruar”. Në Nju Jork mijëra vetë festuan në Sheshin e njohur “Times Square”. Në Berlin festa më e madhe e Vitit të Ri zhvillohet në Portën e Brandenburgut. Në të gjithë Europën pati shpërthime të fuqishme fishekzjarrësh. Para Europës, Vitin e Ri e festuan vendet aziatike në Paqësor. Samoa, Tokelua dhe ishujt përreth ishin vendet e para që pritën Vitin e Ri 2012. Në Pekin viti i Ri u prit me një shou gjigand të projektuar me lazer në tempullin e qiellit, 600 vjet të vjetër.
Por krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota i kanë përgatitur qytetarët e tyre për një vit të vështirë dhe me sfida të reja. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i përgatiti francezët për një vit të mundimshëm. Francezët po hyjnë në krizën më të madhe ekonomike që pas Luftës së II Botërore, tha Sarkozy. Edhe krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të eurozonës të zhytura në borxhe bënë fjalë për sfidat më të madhe.
Fjalime të mbuluara nga kriza e euros
Kryeministri grek, Lukas Papademos dhe presidenti italian, Napolitano shpallën kursimet e reja edhe në fjalimet e vitit të ri. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh me optimizëm të përmbajtur, se kriza ndërkombëtare mund të vihet nën kontroll. Gjermania, sipas Merkelit duhet të përgatitet për përpjekje të mëdha për të shpëtuar euron. “Europa bashkohet më shumë nga kjo krizë. Rruga për ta tejkaluar atë është e gjatë dhe nuk do të jetë pa sakrifica, por në fund të saj Europa do të dalë më e fortë, se më parë. Europa duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës.”
Ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi vitin 2012, një vit që do të sjellë ndryshime të mëdha. Osama bin Laden ka vdekur, dhe Al Kaida ka marrë goditje të rëndë, por lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund, tha Obama. Papa Benedikti i XVI i kërkoi komunitetit të fesë së krishtere të “përhapin me zell të ri besimin e tyre”. Ndërsa kreu i kishës evangjeliste në Gjermani, Nikolaus Schneider theksoi në mesazhin e Vitit të Ri, se Zoti na dhuron në këto kohë lajmesh shqetësuese edhe durim dhe guxim.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi