Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Fullani prezanton raportin e BSH për 2011: Borxhi publik 58.1 % Empty Fullani prezanton raportin e BSH për 2011: Borxhi publik 58.1 %

Tue 1 May 2012 - 15:37
Tiranë, 30 prill 2012, NOA – Duke prezantuar në Komisionin e Ekonomisë raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2011, Guvernatori Ardian Fullani bëri me dije se rritja e ekonomike për vitin 2011 ishte 3.1 për qind, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Fullani theksoi se sektorët që shënuan rritje ishin shërbimet dhe tregtia.

Guvernatori Fullani bëri me dije se borxhi publik gjatë këtij viti ishte 58.1 %, defiçiti buxhetor 3.5 për qind, inflacioni 3.5 % dhe papunësia përgjatë 2011-ës shënoi nivelin 13.3%.

Zoti Fullani nënvizoi se gjatë vitit të shkuar sistemi bankar ka qenë solid, ndërkohë që bankat kanë rritur dhënien e kredisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë gjatë raportimit tha se kërkesa e konsumatorit është ulur ndjeshëm gjatë vitit të shkuar për shkak të krizës financiare botërore.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi