Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperia ne raportin e Global Information Technology 2012 Empty Shqiperia ne raportin e Global Information Technology 2012

Wed 11 Apr 2012 - 18:35
Shqiperia ne raportin e Global Information Technology 2012 1334136226-BLD_OnlineWorld Economic Forum, në bashkëpunim me universitetin INSEAD ka publikuar rishtazi Global Information Technology Report 2012. Në të janë shqyrtuar të dhëna nga 142 vende bazuar në shumë pyetje që janë shtylla në Networked Readiness Index. Sipas këtij raporti Shqipëria në këtë indeks renditet e 68-ta nga 142 vende. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është ngjitur mjaft në renditje.

Në 2011, vendi ynë renditej i 88-ti nga 139 vende të marra në shqyrtim. Tema kyçe e biznesbërjes duket se është ajo në të cilën, në vitin 2012 Shqipëria siguron vlerësimin si më të lartë ashtu edhe atë më të ulët krahasuar me vendet e tjera, si më poshtë vijon.

1.Temat për të cilat Shqipëria ka renditjen me të lartë janë:

Koha për të nisur një biznes: numri i ditëve për të nisur një biznes. (Pozicionuar në vend të 10-të)
Telefonia celulare: regjistrimet për telefoni celulare (me kontratë dhe të parapaguar) (Pozicionuar në vend të 19-të)
Numri i procedurave për të nisur një biznes (Pozicionuar në vend të 28-të)

2. Temat për të cilat Shqipëria ka renditjen më të ulët janë:

Mundësia për venture capital (kapital fillestar): Sa lehtë është për sipërmarrësit me ide innovative, por të rrezikshme, që të gjejnë venture capital? (Pozicionuar në vend të 124-t)
Intensiteti i konkurrencës lokale: Si do ta vlerësonit intensitetin e konkurrencës në tregjet lokale të vendit tuaj? (Pozicionuar në vend të 122-të)
Kapaciteti për inovacion: Në vendin tuaj si e sigurojnë kompanitë teknologjinë? (Pozicionuar e 119-ta nga 142 vende)
Aplikimet për patenta: Numri i patentave për të cilat është bërë aplikimi nën Patent Cooperation Treaty (PCT) (Pozicionuar e 119-ta nga 142 vende)

Shënim:

Raportin e vitit 2012 mund ta shkarkoni të plotë në:
http://www3.weforum.org/docs/Global_IT_Report_2012.pdf
Në faqen 174 gjeni Country Profile të Shqipërisë

Raportin e vitit 2011 mund ta shkarkoni të plotë në:
http://www3.weforum.org/docs/WEF_GITR_Report_2011.pdf
Në faqen 162 gjeni Country Profile të Shqipërisë
Shqiperia com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi