Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Thu 1 Mar 2012 - 1:22
Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Keqkuptimet ose zënkat vënë ndonjëherë në rrezik jo vetëm çiftet, por edhe marrëdhëniet e miqësisë së ngushtë. Shpesh, zgjidhja është ta shtrini ju dorën të parët


Keqkuptimet me të tjerët janë pjesë e ditës së çdo njeriu: një zhgënjim, një veprim me ose pa dashje, një zënkë mes miqsh, me bashkëshortin, fëmijët ose me një kolege. Por çfarë mbetet tek ne pas këtyre keqkuptimeve? Fytyrë e vrenjtur, mërzitje e gjatë, heshtje, humor i keq dhe fraza ironike që vlejnë vetëm për të shkarkuar tensionin dhe inatin, por jo për të larguar gjendjen e keqe të krijuar nga zhgënjimi. Kështu, për të mos e zgjatur më shumë këtë gjendje të tensionuar, ndoshta ka ardhur momenti që të kërkoni falje dhe të filloni një marrëdhënie më të qetë. Mund t’ia arrini qëllimit! Gjithçka mund të ndreqet me gjeste të thjeshta dhe spontane. Nuk ka rëndësi nëse jeni ju që do të bëni hapin e parë. Shpeshherë, të kërkosh falje është e vështirë, megjithatë të menduarit gjatë nuk ju bën mirë, veçse ju ngatërron edhe më shumë. Kështu që lëreni mënjanë krenarinë, sepse kjo ju bën që të vini çdo gjë në diskutim. Janë sjelljet që ndihmojnë të ulen tonet dhe të mos komprometohet një marrëdhënie. Edhe pse nga pamja e jashtme mund të duket sikur është një situatë dobësie, në të vërtetë gjërat po vihen në vendin e duhur.

Shmangni fjalët e kota

“Fjalët e shumta janë fukarallëk”, - thotë një fjalë e urtë. Çdo gjë mund t’ia besoni ndjenjave dhe kur të ndiheni gati, mos ngurroni, por bëni gjënë e duhur. Mos u mendoni gjatë për veprimet, sepse sa më shumë të mendoheni, aq më të vështirë do ta keni për të marrë një vendim. Do të shikoni se gjesti juaj i sinqertë do të lërë shenjë diku. Nuk ka gjë më të keqe se sa të shtireni, të thoni fjalë të bukura që as nuk i mendoni dhe të jeni sipërfaqësorë: personi që keni përballë do ta kuptojë dhe mund të rrezikoni edhe më shumë miqësinë.

Nuk duhet të kërkoni fajtorin, por të rregulloni gabimin

Mes njerëzve është përhapur një bindje e gabuar, që prindi nuk mund t’i kërkojë falje fëmijës ose eprori nuk mund t’i kërkojë falje vartësit. Të gjithë mund të gabojnë, duke ngritur më shumë se sa duhet tonin e zërit ose duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Nëse e keni kuptuar që sjellja juaj ka shkaktuar pakënaqësi te të tjerët, çfarëdo lloj statusi që të keni, prind, epror, vëlla më i madh, të ndjerit në faj është i padobishëm. Kështu që ndryshoni sjellje: kërkoni falje pa u menduar dy herë dhe pa u frikësuar se pozicioni juaj mund të ndryshojë. Madje, do të ndodhë e kundërta, do të ndreqni gabimin e bërë...

Mos kërkoni fajtor

Në pjesën më të madhe të rasteve, pas një debati, protagonistët përpiqen të gjejnë arsyet e “ndezjes” së tij. Nuk duhet ta ngulisni mendjen te arsyet, sepse ndonjëherë qëllimi, edhe kur niseni për mirë, mund të ketë efekt të dhimbshëm, duke ju bërë të mendoni se e gjithë kjo po bëhet për të nxjerrë një fitues dhe humbës. Mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e mirë këtë çështje është duke mos e zgjatur më muhabetin.

Bëni atë që ndjeni

Mos u çudisni nëse personi me të cilin jeni zënë nuk e pranon faljen tuaj. Mund të ndodhë edhe diçka e tillë. E rëndësishme është që ju jeni përpjekur dhe keni bërë gjithçka ashtu siç duhet. Ndoshta personi tjetër mund të jetë lënduar shumë nga sjellja juaj. Mund të ketë nevojë për më shumë kohë që të kalojë dhimbjen dhe inatin, ose mund të ketë pritur pikërisht këtë çast për t’i dhënë fund miqësisë. Sido që të jetë puna, ju pjesën tuaj e bëtë. Tani mos këmbëngulni të dini se çfarë do të ndodhë më pas.

Sekreti: mëria vjen dhe kalon

Edhe pas një shpërthimi nervash ose keqkuptimi, më e rëndësishmja është që ta kaloni këtë situatë, por duke qenë të vërtetë dhe të sinqertë. Mësoni që t’i merrni gjërat ashtu si ju vijnë dhe të mos i zmadhoni, por përballuni me to dhe klasifikojini si eksperienca. Duhet të qetësoheni dhe të mos mendoni më për të. Çdo gjë që ndodh nuk zhbëhet më. Vetëm kështu do të arrini të largoni qejfmbetjet e kota. Të tjerët do të mësojnë prej jush, se kjo është mënyra më e mirë për të përballuar dhe kaluar një moment të tillë.(shqip)
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Thu 1 Mar 2012 - 9:46
te kerkosh falje asht dhunti dhe asht fisnikeri
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Thu 1 Mar 2012 - 9:50
kurre nuk kerkoj falje, ky eshte tipi im se ndryshoj dot
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Thu 1 Mar 2012 - 23:30
Falja nuk tregon perulje perkundrazi, te ngreh shpatullat, atehere kur gabon dhe meson arrin te kuptosh kuptimin e fjales ME FAL sepse me kete fjale kupton qe ke bere dicka jo fort te mire dhe kerkon te riparosh ate cfare ke gabuar.
Per vete kerkoje falje kur ndihem ne gabim dhe e di .
avatar
Tollumbace
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1707
<b>Hobi</b> Hobi : Lufto per Veten,,ec perpara kurr mos u ndal ,forcen e shpirtit askujt mos ja fal ..Ec vazhdo drejtimin tend ,nese pengohesh diku cohu perseri ne kembe ,askujt meshire mos i kerko nese dikush te lendon per te mos u mundo ,lufto per jeten eshte shume e bukur kurr mos e vrit mendjen se do ngelesh e humbur ..
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ku te dua un
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 07/10/2011
http://www.klealove.com

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Tue 27 Mar 2012 - 8:51
Nuk eshte dobesi ..Te kerkosh Falje eshte gje e mencur sepse din te falesh,,Por gjithmone kerkon falje qe mos ta perserisesh me ,ka nga ato njerez qe nganjehere sja vlen ti kerkosh falje apo te diskutosh ate qe ke gabuar apo ka gabuar .
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Tue 27 Mar 2012 - 10:40
Jo nuk eshte dobesi...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Tue 27 Mar 2012 - 10:44
kerkimi i faljes nuk eshte dobsi ,por perkundrazi eshte Forc dhe shenj e Karakterit dhe sjelljes Njerzore, pra kerikim i faljes eshte me NJERZORE..
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Tue 27 Mar 2012 - 10:45
asht madheshti .....
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Tue 27 Mar 2012 - 11:39
forc
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Sun 5 Aug 2012 - 20:39
Per mua 'Nese e njeh veten mund te kerkosh lehtesisht falje'.

Eshte e rendesishme te njohesh veten, kur je nje individ qe e njeh veten teresisht, dhe je i sigurt ne vetevete per personin tend, atehere e ke shume te lehte te dallosh kur je gabim e kur te duhet te kerkosh falje. Kur te ulet krenari nga nje gjest i till e kur behesh akoma me krenar per berjen e nje gjesti te tille!

Pra, ne pergjigjie te pyetjes se temes, nuk e kam fare problem te kerkoj falje per aq kohe sa gabimi qendron ne mua.
Sponsored content

 Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie? Empty Re: Të kërkosh falje është shenjë force apo dobësie?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi