- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Lotët s’janë shenjë dobësie, por evoluimi
Mon 4 Feb 2013 - 21:40
Vijmë në këtë botë duke qarë. Derdhim lot
prej dhimbjes, prej emocioneve të forta, derdhim lot gëzimi dhe
hidhërimi. Të vetmit që derdhin lot për shkak të emocioneve në këtë
planet, jemi ne; njerëzit, prandaj shpesh thuhet që jeta jonë është një
rrugëtim mes lotësh.
Besohet se njeriu ka qarë
para se të fliste dhe lotët e kanë shoqëruar atë përgjatë gjithë
evolucionit. Më saktë, të paktën sipas një studimi të fundit, janë
faktor i evolucionit njerëzor.
Neurologu Michael Trimble nga
Instituti i Neurologjisë në Universitetin e Londrës shpjegon në librin e
tij të fundit të titulluar “Pse njerëzit pëlqejnë të qajnë” (Why humans
like to cry) se përse derdhim lotë.
Ai hulumton arsyet që e
bëjnë njeriun “kafshën e vetme” në këtë planet që shpreh ndjenjat e tij
në këtë formë. Trimble shpjegon arsyet dhe gjithë mekanizmin, që nga
nxitësi emocional e deri tek derdhja e lotëve.
Sipas tij,
përpara se njeriu të niste të fliste, lotët ishin ndër mënyrat e pakta
për të shprehur ndjenjat. Sipas tij, për vite me radhë, bashkë me
evoluimin e shoqërisë edhe lotët kanë evoluar. Pjesa më e madhe e
emocioneve që sot shkaktojnë lot, thotë ai, ishin të papërfillshëm në
lashtësi dhe mesjetë.
Por sot kemi evoluar dhe kanë evoluar
edhe arsyet e lotimit. Të qash, thotë Trimble, nuk është turp dhe as
shenjë dobësie, përkundrazi, është shenjë evoluimi.
- cleopatra1Princeshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 37
Postime : 351
Vendndodhja : usa
Anetaresuar : 22/01/2013
Re: Lotët s’janë shenjë dobësie, por evoluimi
Tue 5 Feb 2013 - 16:47
Nje mik i mire nuk eshte ai qe te fshin lotet ,por ai qe nuk te le te qash.....
Lotet jane emocione te papermbajtura ,jane trishtim,melankoli gezim..
Lotet jane emocione te papermbajtura ,jane trishtim,melankoli gezim..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi