- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Arrihet marrëveshja për diplomat kosovare
Thu 1 Mar 2012 - 1:25
- Pas dy javësh, sipas të gjitha gjasave, do të nisë debllokimi i procesit për nostrifikimin e diplomave të Kosovës në Maqedoni. Dy grupet punuese, të cilat janë ngritur për këtë çështje prej para katër-pesë muajve, siç njofton ‘Koha’, më në fund i kanë harmonizuar qëndrimet dhe kanë rënë në ujdi që të zëvendësojnë “vulën apostile” me vula të tjera të institucioneve kompetente për lëshimin e dokumenteve të institucioneve arsimore të vlefshme edhe për përdorim në shtete të tjera, në rastin konkret në Maqedoni. Ka gjashtë muaj që në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është bllokuar nostrifikimi i rreth 200 diplomave të Kosovës, pasi kërkohej “vula apostile”, të cilën nuk e posedon Kosova meqë nuk është nënshkruese e Konventës së Hagës për verifikimin e dokumenteve që përdoren jashtë shtetit. Pala maqedonase, jo që nuk ishte në dijeni të këtij fakti, mirëpo Komisioni për nostrifikim nuk mund të lëshonte vendime për nostrifikimin e diplomave të Kosovës në mungesë të kësaj vule, pasi Ligjit për arsim të lartë në Maqedoni, në mënyrë laksative kërkohet që “për nostrifikimin e një diplome të një shteti tjetër, e njëjta duhet të posedojë ‘vulën apostile’”. “Mungesën e kësaj vule do të zëvendësojmë me vula të tjera”, pohon Agim Rushiti, përgjegjës në Sektorin për arsim të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Rushiti, i cili është edhe anëtarë i Grupit punues për nostrifikimin e diplomave nga Maqedonia, tregon se palët i harmonizuan qëndrimet në takim e fundit që u mbajt në Prishtinë. “U morëm vesh që në zëvendësim të ‘vulës apostile’, ekuivalentë të asaj vule, të jenë vula e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, vula e Ministrisë të Punëve të Jashtme, vula e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe një vulë e Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë”, pohon Rushiti. Vula e Ambasadës, sikurse shpjegon ai, nuk do të qëndrojë nëpër diploma, pasi kandidatët mund të kenë nevojë që me atë diplomë të paraqiten edhe në shtete te tjera, për të regjistruar për shembull studimet postdiplomike apo edhe për t’u punësuar jashtë Maqedonisë. “Për këtë ramë dakord që vula e Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë të lëshohet në një fletë tjetër speciale dhe jo në dokumentin e diplomës”, plotëson ai. Vula e Ambasadës do të ketë për qëllim që të verifikojë nëse kandidati ka marrë në mënyrë të rregullt vulat e MASHT-së, MPJ-së dhe MD-së. Lajmin për harmonizimin qëndrimeve e konfirmon edhe Nuri Bajrami, këshilltari i lartë në Ministrinë kosovar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. “Takimi me palën maqedonase ishte i suksesshëm. Meqë i harmonizuam të gjitha qëndrimet, u morëm vesh që grupet punuese të të dyja ministrive të përgatisim informatën dhe që të njëjtat t’u përcillen qeverive përkatëse”, shprehet Bajrami. Ai është optimist se MASHT do ta bëjë gati këtë javë informatën, e cila se Qeveria e Kosovës do ta diskutojë në njërën prej takimeve të radhës. Optimizëm ka edhe në MASH-in e Maqedonisë. “Informata është gati, këtë javë besoj se do të firmoset nga ministri dhe si e tillë do t’i përcillet Qeverisë”, thotë Rushiti. Pjesë e rëndësishme e ujdisë së arritur në Prishtinë, sikurse pohon ai, është edhe marrëveshja për procesuimin e diplomave, të cilat vetëm se janë në MASH. “Ose pala kosovare do të vjen dhe ti merr komplet dokumentacionet dhe në pako t’i dërgojnë ato në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës për ti vulosur, ose ne nga MASH-i t’ju dërgojmë një listë me emrat e gjithë aplikuesve dhe që Ministria e Drejtësisë të konfirmojë validitetin e atyre diplomave me vula shtesë”. Në këtë mënyrë do të veprohet vetëm për diplomat e arritura deri në momentin kur qeveritë e Maqedonisë dhe Kosovës të kenë nxjerr vendim për tejkalimin e problemit sipas marrëveshjes që kanë arritur grupet punuese të ministrive përkatëse.
Për zgjidhjen e këtij problemi, Qeveria e Maqedonisë kishte nxjerrë paraprakisht konkluzion me të cilin obligonte MASH-in që të formojë grupe pune dhe të nis bisedimet me palën kosovare për gjetjen e zgjidhjes së problemi. Konkluzioni është sjellë më 1 gusht të vitit të kaluar. Tre javë më vonë, më 21 shtator 2011 u formua grupi i punës në MASH, kurse Kosova formoi grupin e punës në MASHT më 2 nëntor të po këtij viti. Takimi i parë u mbajt në muajin dhjetor në Shkup dhe ku palët kishin biseduar dhe ofruar të thuajse njëjtat zgjidhje, të cilat po kumtohen tani, në muajin shkurt, pas takimit të dytë i cili u mbajt në Prishtine. Deri në datën 1 janar 2012, në Komisionin për nostrifikimin e diplomave nga Kosova numëroheshin 174 kërkesa nga të gjitha nivelet. Numri më i madh i diplomave është nga shkencat shoqërore edhe atë 118 diploma, kurse numri më i vogël i shkencave bioteknike, konkretisht 2 diploma. Deri në fillim të janarit, radhë për nostrifikim prisnin edhe 10 diploma të shkencave teknike-teknologjike, 18 të shkencave mjekësore, 15 të shkencave matematike-natyrore dhe 11 të shkencave humane.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi