Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Diplomat që do t’ju fusin në punë Empty Diplomat që do t’ju fusin në punë

Fri 5 Apr 2013 - 12:19
Sipas studimeve, vetëm 30 për qind e atyre që mbarojnë universitetin arrijnë të gjejnë një vend pune që ka lidhje me diplomën e tyre
Studimet universitare


Po mendoni të ktheheni në shkollë për të fituar një diplomë që do t’ju japë mundësinë të filloni më shpejt punë, por nuk e keni idenë se cila është ajo që duan më shumë punëdhënësit? Ekspertët ju këshillojnë të qëndroni larg historisë, antropologjisë dhe sociologjisë, për arsyen se derisa të keni një master, është e vështirë të gjeni një vend pune me to. Duhet të shikoni për diploma që nxisin aftësi tregu direkt pas mbarimit të universitetit. Këshillohet më shumë afrimi me inxhinierinë, ekonominë dhe shkencat kompjuterike. Gjuha, letërsia, filozofia janë të gjitha lëndë të mrekullueshme, por problemi qëndron se ato nuk do t’ju japin shumë mundësi në tregun e punës. Ja cilat janë pesë diplomat që kërkohen më shumë kudo nëpër botë.

1. Bachelor në Administrim Biznesi. Nëse jeni duke kërkuar për një diplomë, që me pak shkathtësi hyn kudo, ekspertët thonë se kjo është e duhura. Në ditët e sotme, aftësitë e biznesit janë të domosdoshme në çdo lloj pune. Specialistët shprehen se nëpërmjet diplomës në administrim biznesi, studentët mësojnë si të planifikojnë, organizojnë, drejtojnë dhe kontrollojnë aktivitetet organizative. Për të arritur këtë, mund të futeni në degë si menaxhimi financiar, strategjitë e biznesit, etika dhe ligji në biznes dhe menaxhim i burimeve njerëzore.

2. Bachelor në Administrim të Kujdesit Shëndetësor. Një e treta e punëve që janë të garantuara kanë të bëjnë me shëndetësinë, pasi ajo është një nga fushat më të rëndësishme të jetës. Sipas ekspertëve, një diplomë e tillë është një fillim i mirë për karrierë të mëtejshme në fushën e mjekësisë, e cila përfshin aftësi llogaritare, ato në biznes dhe në menaxhimin e shërbimeve shëndetësore.

3. Bachelor në Kontabilitet. E imagjinoni veten duke punuar një ditë në firmat më të mëdha fiskale? Një bachelor në kontabilitet mund t’ju ndihmojë të fitoni prestigj në majat më të larta. Bota rrotullohet rreth diellit dhe parave. Duke siguruar një bachelor në kontabilitet, do të mësoni si menaxhohen paratë dhe si të hartoni bilance. Në programet kryesore, studentëve u mësohet edhe politika e hartimit të taksave, një tjetër fushë e rëndësishme.

4. Bachelor në Shkenca Komunikimi. Të gjitha rrjetet sociale kanë të përbashkët faktin se shërbejnë për komunikim, një diplomë në shkenca komunikimi do t’ju përgatisë për mënyrën si të komunikoni në emër të firmave të mëdha. Marrëdhënie me publikun, marketing, shkrime profesionale, redaktime, aftësi e të folurit, janë të gjitha çka do t’ju mësojnë profesorët tuaj. Kjo diplomë do t’ju ndihmojë të fitoni një vend pune në botën e reklamave, gazetave dhe bizneseve të ndryshme, që kanë nevojë për personat e duhur, të cilët do ta çojnë shërbimin e tyre në një shkallë më të lartë.

5. Bachelor në Shkenca Kompjuterike. Kompjuterët kanë hyrë kudo, çdo aktivitet që më parë kryej me dorë, tashmë është zëvendësuar me programet kompjuterike. Programuesit janë gjithnjë e më shumë në kërkim të programeve që do të lehtësonin jetën e njeriut, do të kryenin llogari të vështira, madje edhe do të rrisnin shkallën e saktësisë. Personat që mbarojnë studimet 3-vjeçare për Shkenca Kompjuterike janë ndër më të kërkuarit për vende pune. Kjo degë mund të shërbejë për organizimin e sistemeve kompjuterike, dizenjimin dixhital, inxhinierinë e softuerëve madje edhe inteligjencën artificiale.//gazetashqip
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi