Diplomat e reja me stemën e 100-vjetorit të Pavarësisë
Sat 21 Jul 2012 - 16:47
manuela Sako/ Luela Myftari
Diplomat e reja që do të shpërndahen këtë vit do të kenë dy stema. Kjo, ndryshe nga vitet e tjera që kanë pasur vetëm një stemë. Bëhet fjalë për stemën e fakultetit përkatës dhe tani edhe stemën e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky vit ka kaluar vetëm me përkujtime dhe përgatitje me rastin e 100- vjetorit të Pavarësië në të gjitha institucionet.
Prandaj, siç na thotë dhe dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj: “Studentët që diplomohen këtë vit do të quhen studentët e 100-vjetorit të Pavarësisë”.
Një datë historike e tillë do të mbahet mend gjatë, pasi Shqipëria ka 100 vjet që është bërë shtet. Ndërsa, jo të gjithë studentët do ta kenë rastin të diplomohen në këtë vit dhe që kanë dëgjuar kaq shumë për krijimin dhe ecurinë e shtetit shqiptar. Ky vit është cilësuar i pazakontë, ku nuk mund të kalonte në heshtje edhe në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, të cilët kanë marrë diplomat në një vit të veçantë. Gjithçka është zhvilluar në një mbrëmje, ku kanë marrë pjesë pedagogë të rinj dhe të vjetër, si dhe drejtues të Universitetit të Tiranës. Mes të tjerave zoti Rrokaj, na tregon për ceremoninë dhe se si ajo nuk festohej më parë.
Shezai Rrokaj: “Diploma e këtij viti me dy stema”
Gëzimi për diplomimin dhe viti i veçantë në të cilin ata marrin diplomën, ka bërë që studentët ta përjetojnë dyfish ndjenjën e gëzimit. Përveç studentëve të pyetur, për këtë na jep përgjigje edhe dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj. Ai na jep disa detaje, të cilat do t’i lexojmë më poshtë.
Si u organizua ceremonia e diplomimit për studentët e fakultetit Histori-Filologji?
Është një ceremoni e përvitshme tashmë, ku bëhet një bilanc i plotë në harkun kohor të një viti. Këtë vit fakulteti numëron rreth 5300 studentë, ku janë përfshirë sistemi part-time, sistemi i ditës, bachelor, masteri professional, masteri shkencor dhe doktorantët.
Çfarë kishte të veçantë diplomimi i këtij viti?
E veçanta e diplomimit të këtij viti është se çdo gjë përmban stemën e 100-vjetorit të Pavarësisë. Stema ndodhej në banderolat që kishim vendosur në oborrin e fakultetit gjatë ceremonisë, në papiruset që kishim përgatitur për studentët, por më e rëndësishmja është se të gjitha diplomat do të mbajnë stemën e 100-vjetorit të Pavarësisë. Jo të gjithë studentët morrën menjëherë diplomat, pasi ato u shpërndanë vetëm për ata që përfunduan studimet Master. Ndërsa të tjerët morrën papiruse, ku ishin shënuar urime dhe këshilla për të ardhmen e tyre. Diplomat për ta do të shpërndahen në sekretari.
Domethënë do të ndryshojnë diplomat këtë vit?
Jo. Por, përkrah stemës së fakultetit përkatës do të jetë edhe stema e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky është i vetmi ndryshim, gjë që është shumë e bukur dhe shumë domethënëse për studentët e sapodiplomuar.
Z. Rrokaj, të gjithë universitetet e vendit do të kenë stemën e 100-vjetorit?
Po. Sigurisht që do të jetë njëlloj për të gjithë universitetet përderisa është në rregulloren e këtij viti.
Dëgjuam që u thirrën edhe emrat e studentëve më të mirë, çfarë mundësish do t’u jepen atyre?
Studentët me rezultate të shkëlqyera iu thirrëm emrat, në mënyrë të veçantë për arritjet e tyre. Ata tashmë do ta kenë të hapur rrugën të hapur drejt doktoraturës.
Diplomimi nuk festohej në mënyrë ceremoniale para ’90
Diplomimi është një ceremoni e veçantë për çdo student. Por vite më parë, para viteve ’90 nuk festohej. Ndoshta mund të festohej në familje apo në rastet e grupeve shoqërore, por universitetet nuk organizonin festa ceremoniale. Aktualisht, fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka rreth 5 vite që e feston në mënyrë të tillë festën e diplomimit. “Për fakultetet tona, kjo është një mënyrë e re dhe shumë e bukur. Studentët do ta mbajnë mend gjatë një ceremoni të tillë, e cila do të jetë një kujtim që do t’i ndjekë gjatë gjithë jetës”,- shprehet Rrokaj. Po kështu, kureshtjes sonë se si festohej ceremonia e diplomimit para viteve ’90, i përgjigjet zoti Rrokaj, duke thënë se:“ Para viteve ’90 as që bëhej fjalë për ceremoni. Por, thjesht studentët e sapodiplomuar shkonin nëpër fakultete dhe tërhiqnin kartonin përkatës. Fakulteti nuk merrte asnjë organizim përsipër sepse nuk ishte traditë”.
Si organizohet një ceremoni diplomimi në kohët e sotme
Studentët dhe pedagogët merren së bashku me organizimin e ceremonisë. Ajo që është më tipike e këtyre festave janë veshjet, që cilido student tenton të ketë të paktën një foto me këtë veshje. Veshjet janë metodë e stilit festiv dhe ceremonial amerikan, kapele në formë katrore dhe me pelerinë të zezë. Një veshje që e përdorin të gjithë studentët që do të diplomohen. Veshjet zakonisht janë në ngjyrë të zezë, por nuk përjashtohen dhe rastet kur një universitet zgjedh një ngjyrë tjetër. Pedagogët dhe njerëz të ftuar thërrasin emrat e studentëve të diplomuar dhe shpërndajnë diplomat. Pas marrjes së diplomave, të gjithë studentët të lumtur për certifikimin e studimeve hedhin kapelet me brohorima. Më pas, ata festojnë nën tingujt e muzikës dhe koktejlit të organizuar vetëm për ta. Amerikanët janë të parët që kanë bërë ceremoni të tilla diplomimi.
Diplomimi i Studentëve të Historisë dhe Filologjisë
Në oborrin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u organizua ceremonia e diplomimit që mblodhi bashkë studentët dhe pedagogët e pesë departamenteve të këtij fakulteti. Në këtë festë nuk mungonin edhe prindër e të afërm të studentëve që diplomoheshin. Ceremonia nisi me himnin kombëtar, për të vazhduar më tej me një dokumentar, i cili i prezantonte të ftuarve historikun dhe mënyrën se si funksionon fakulteti. Menjëherë pas këtij dokumentari, prezantuesi i ceremonies, Eno Popi, i dha fjalën dekanit të këtij fakulteti, Prof. Dr. Shezai Rrokaj. Dekani vlerësoi bashkëpunimin mes studentëve dhe stafit pedagogjik, pa harruar t’i urojë suksese të mëtejshme studentëve. Ai i këshilloi studentët që mbyllën studimet të mos i shkëpusin lidhjet me fakultetin, duke u siguruar atyre se dyert e këtij fakulteti do të jenë të hapura.
Olta Murataj: “Unë, studentja e dhjetave”
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë sapo ka mbyllur ceremoninë e diplomimit. Nën efektin e fishekzjarreve dhe zhurmës së studentëve që mbushën oborrin e fakultetit, mundëm të shkëpusnin për pak momente studenten më të mirë të këtij fakulteti. Ajo është Olta Murataj, emri i së cilës u thirr në nderim të veçantë për rezultatet e larta të arritura gjatë viteve të studimit në degën e Letërsisë dhe tani në diplomimin për Master Shkencor. Olta thotë sot për “Shekullin” se të gjitha përpjekjet e saj janë vlerësuar, megjithatë është ende në pritje të një përkrahjeje profesionale nga rradhët e fakultetit.
Olta, sa kohë keni shpenzuar duke studiuar?
Në këto vite studimi më ka ndihmuar shumë ndjekja e rregullt e leksioneve dhe seminareve. Kjo më ka shërbyer që në kohë provimesh të mos gjendem përballë materialesh të palexuara më parë. Prandaj koha që kam shpenzuar për të studiuar ka qenë relative në lidhje me lëndën. Thjesht nuk kam humbur asnjë orë mësimi.
Sa lexojnë sot studentët shqiptarë në përgjithësi dhe sa kohë keni shpenzuar ju mesatarisht brenda ambienteve të bibliotekës?
Biblioteka ka qenë shtëpia ime e dytë, jo vetëm gjatë këtyre viteve universitare, por mendoj se do të jetë edhe pas kësaj. Ka studentë që lexojnë dhe jo të gjithë zgjedhin të lexojnë në bibliotekë. Megjithatë libri sot ka humbur terren, njëlloj si kartolinat. Disa mendojnë se teknologjia të ofron më shumë. Unë nuk mendoj kështu.
Gjatë kohës që shokët tuaj të fakultetit dilnin ndërsa ju vraponit drejt librave, si jeni ndier?
Më e madhe se dëshira për t’u argëtuar është qëllimi që i vë vetvetes, e nëse ke një qëllim, çdo gjëje tjetër i bie vlera. Mund të ketë pasur momente çorientuese, por e kam motivuar gjithmonë veten me idenë se pasi të mbaroj së studiuari do të dal, edhe pse kjo mund të mos ketë ndodhur.
A ka pasur xhelozi mes bangave universitare dhe a ju kanë cilësuar ndonjëherë “jashtë mode”, pra jashtë kohe?
Përgjigjja e të dyja pyetjeve është jo. Jam ndier mirë në këto vite universitare. Unë nuk kam ndier as xhelozi dhe as cilësime të llojit “e dalë jashtë mode”, sepse në të vërtëtë jam munduar ta kuroj imazhin tim. Dhe besoj se ia kam dalë. (qesh..)
Olta, përpara se të vendosnit të ndiqnit studimet në degën e Letërsisë, a e studiuat tregun e punës?
Jo, nuk e kisha studiuar dhe mendoj se pak studentë e bëjnë edhe sot. Ishte pasioni për letërsinë që më shtyu të bëj një zgjedhje të tillë duke iu përkushtuar fushës së letrave.
Olta, si e shihni të ardhmen tuaj dhe çfarë planesh keni për të?
Të ardhmen e shoh të lidhur me letërsinë. Masteri shkencor ishte një cikël që u mbyll për t’i hapur rrugë doktoraturës. Do të përpiqem të jem koherente me veprat që do të botohen dhe produktet që do të dalin në treg.

- ValbonaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 10075
Hobi : muzika, piktura, poezia.........
Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
Anetaresuar : 08/07/2012
Re: Diplomat e reja me stemën e 100-vjetorit të Pavarësisë
Sat 21 Jul 2012 - 17:48
me 1 apo 2 stema nji pune ben ajo diplome e uruar se po na del truri tu mesu vec per ate
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi