Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë! Empty Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë!

Tue 24 Apr 2012 - 20:07
Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë! Monumenti-300x221Megjithëse vendimi përfundimtar do merret javën tjetër, Komiteti për 100 vjetorin e Pavarësisë ka rënë dakord në parim që monumenti fitues për këtë përvjetor të jetë ai për të cilin ka vendosur juria dhe vetë qytetarët që kanë votuar online. Ai është një monument me një konceptim modern dhe është përgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas.
“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazër si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja,”- citohet në përshkrimin e punimit.
Sipas munistrit të Kulturës Aldo Bumci ky do të jetë monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, jo monumenti i Pavarësisë. Tashmë ngelet për tu zgjidhur gjentja e vendit në të cilin do ndërtohet ky monument. Ai është prjektuar për tu vendosur në një ambient urban jo shumë të madh.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë! Empty Re: Ky është monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë!

Thu 26 Apr 2012 - 14:12
Cdo veper kulturore ka mbrekulline e saje...

Do te theksoja se rendesi te madhe per monumentin e 100 vjetorit te Pavaresise duhet te kete gjurme nga te katert vilajetet e Shqiperise (nga vilajeti i Janines, nga vilajeti i Shkodres, nga vilajeti i Kosoves, nga vilajeti i Manastirit).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi