Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Monumenti i pavarësisë në Tiranë, simbol bashkimi për shqiptarët Empty Berisha: Monumenti i pavarësisë në Tiranë, simbol bashkimi për shqiptarët

Sun 1 Apr 2012 - 4:02
Berisha: Monumenti i pavarësisë në Tiranë, simbol bashkimi për shqiptarët 1152Tiranë, 18 mars 2012, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka parë nga afër sot maketet e prezantuara në Galerinë e Arteve për monumenti e ri në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri vlerësoi punën e artistëve për projektin dhe theksoi se përzgjedhja do të jetë e vështrië për veprën më të mirë.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se faktin se një monument i tillë i ka munguar Tiranës prej 11 vitesh.

“Ky konkursi me pjesëmarrjen më të gjerë, ku mbi 60 skulptorë e artistë kanë sjellë makete për monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Të gjitha këto janë një diversitet, një larmi e madhe që bashkohen me idenë e qëndresës së shqiptarëve, bashkohen me idenë, ose frymëzohen gjerësisht nga simboli flamurit të tyre, ku mbizotëron simboli i flamurit me shqiponjën dy krenare, e cila stilizohet në dhjetëra forma por mbizotëron në të gjitha projektet si ide qendrore. Vështirësitë e përzgjedhjes janë serioze”, tha Berisha.

Kryeministri garantoi ndërkohë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për mbështetjen në vendimet për kulturën, duke cilësuar konkursin për monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë, një avantazh të madh për kryeqytetin.
“Kulturalisht, kryetari i Bashkisë ka një shans të madh të përzgjedhë seritë e këtyre veprave për ta pasuruar Tiranën me vlera kulturore e vlera arstistike që i mungojnë, ndaj dhe vlerësoj se ky konkurs përbën një avantazh të madh për kryeqytetin e vendit, sepse një aspekt është historia dhe nderimi i saj, por një aspekt tjetër është krijimi i vlerave, që sjellin gjithnjë e më afër këtë kryeqytet në rrafshin kulturor me simotrat e veta në Everopën Perëndimore”, tha Berisha.

a.k/noa.al
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Berisha: Monumenti i pavarësisë në Tiranë, simbol bashkimi për shqiptarët Empty Re: Berisha: Monumenti i pavarësisë në Tiranë, simbol bashkimi për shqiptarët

Sun 1 Apr 2012 - 9:55
ca simbol bashkimi flet ti saliberisha .. ti ke 22 vjet qe vetem percan KOMBIN SHQIPTARE .. kriminele si puna jote do tregohen si historia e zeze e njerezve qe kane drejtuar SHQIPERINE
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi