- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Rumsfeld në Tiranë: Berisha aset i çmuar. Shqiptarët i japin NATO-s energji pozitive
Mon 17 Jun 2013 - 14:03
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ndodhet sot në Tiranë me ftesë të ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Ish-sekretari i Mbrojtjes, mori pjesë në një bashkëbisedim për NATO-n dhe sfidat e saj, ku ishin të pranishëm dhe kryeministri Berisha dhe ministri Mediu.
Gjatë vizitës së tij, që është e treta në Shqipëri në një hark kohor 10-vjeçar, Rumsfeld u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me "Urdhri i Flamurit".
Berisha
Kryeministri Sali Berisha e falenderoi z Rumsfild për kontributin që dha në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.
“Ju jam mirënjohës për mbështetjen që i dhatë Shqipërisë, përpjekjes së saj për t’u anëtarësuar në NATO. Unë vlerësova shumë vendimin e Presidentit të Republikës për t’ju dekoruar me "Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, u shpreh Berisha në një takim të hapur publik me ish-sekretarin amerikan, ministrin e mjedisit, Fatmir Mediu dhe një panel ushtarakësh të pranishëm në bisedë.
"Një nga strategët e sigurisë së paqes në SHBA e botë. Jemi shumë të nderuar dhe krenarë që jeni në Shqipëri. Për ne shqiptarët flamuri është kulti më suprem, atë e kemi ne gjënë më të lartë dhe ky ishte një dekorim i një miku që me vendosmëri na ndihmoi për t’u anëtarësuar në NATO si aleancë vlerash, paqe dhe sigurie, që këto 20 vite historia e dha që të përdorte forcën e saj në mbrojte për herë të parë në Kosovë, por të dashur miq, sekretari Ramsfeld është promotor i lirisë në vendin e tij dhe botë, të paktë janë njerëzit mbi tokë që lahen në ujërat e të njëjtit lume", shtoi me tej Berisha ne nderim te Rumsfeld.
Kryeministri shqiptar shtoi se “Nën udhëheqjen e Presidentit Bush, SHBA-të larguan me forcë dy nga diktatorët më të egër të kohërave, Mullah Omarin dhe Sadam Huseinin. Ato luftra, natyrisht kishin efektet e tyre kolaterale, por ata që përfituan më shumë ishin populli i Afganistanit dhe populli iraken, që me përpjekje të mëdha përpiqen të ndërtojnë një sistem demokratik, përpiqen të ndërtojnë të ardhmen", tha Berisha.
Rumsfeld: Berisha, aset i çmuar
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes vlerësoi maksimalisht kryeministrin shqiptar Berisha dhe ministrin Mediu ndërsa nuk kurseu dhe humorin.
“Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, t’ja kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur”, tha Rumsfeld duke qeshur.
Ish-sekretari amerikan theksoi se ky takim sot i jep një ndjesi të madhe emocionale dhe me humor shtoi se do përpiqet të mos flasë më shumë seç duhet, sepse ka nisur të disiplinojë veten.
“Me kalimin e viteve keni zhvilluar një lloj ndjesie për vendin, duhet të them se takimi me presidentin, kryeministrin sot dhe marrja e kësaj ndjesie kaq të madhe sot, them që ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe të kuptonin marrdhëniet mes dy vendeve. Ime shoqe thotë që kur shkon rreth të 80-ave flet shumë, gjatë gjithë kohës dhe unë po mundohem të disiplinoj veten”.
Me tej Rumsfeld vleresoi arritjet e bëra në 20 vitet e fundit në Shqiperi, për të kaluar një tranzicion vërtetë shumë të vështirë.
“Gjërat nuk bëhen vetëm, ne e vlerësojmë shumë partneritetin me Shqipërinë. Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj fort shqiptarëve, e di që cfarë i sjellin shqiptarët NATO-s, energji pozitive, qasjen e re të lidershipit ushtarak e civil, ju po luani një rol shumë të rëndësishëm në aleancë. Ju dini të zhvilloni një lloj ndjeshmërie për vendin, dini të jepni ndjesi dhe energji pozitive” tha ai.
Rumsfeld në Tiranë takon Nishanin, dekorohet dhe promovon librin në shqip
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld nisi sot takimet zyrtare në Tiranë në kuadër të vizitës që ai po zhvillon në Shqipëri, me ftesë të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Pasdite do të jetë në promovimin e një libri të tij, të botuar në gjuhën shqipe.

- Berisha: Monumenti i pavarësisë në Tiranë, simbol bashkimi për shqiptarët
- Ushqimet qe ju japin energji
- Berisha: Do importojmë energji, qytetarët jo në errësirë
- Berisha: Kosova de facto anëtare e NATO-s. Karta e Adriatikut solli ndryshime epokale në rajon
- Reshje dëbore në Tiranë, Valbona 8 ditë pa energji elektrike ndërsa Bajram Curri një javë pa ujë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi