Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Reshje dëbore në Tiranë, Valbona 8 ditë pa energji elektrike ndërsa Bajram Curri një javë pa ujë Empty Reshje dëbore në Tiranë, Valbona 8 ditë pa energji elektrike ndërsa Bajram Curri një javë pa ujë

Thu 16 Feb 2012 - 17:29
Reshje dëbore në Tiranë, Valbona 8 ditë pa energji elektrike ndërsa Bajram Curri një javë pa ujë Kukesi-debore51-300x188Reshje bore rane sot per rreth 15 minuta ne Tirane. Temperaturat nen zero grade shkaktuan fenomenin e pazakonte te renies se bores ne kryeqytet. Reshjet fillimisht te lehta u shtuan me floke te trashe debore qe vazhduan per rreth 10-15 minuta. Me pas bora eshte nderprere ne keyeqytet nderkohe qe temperaturat jane nen zero grade.

Nderkohe, gjendja e krijuar nga moti i keq ka vështirësuar ndjeshëm jetën e banorëve në zonën e Tropojës. Fshatrat e luginës së Valbonës, ndodhen prej tetë ditësh pa energji elektrike si pasojë e rëniës së orteqeve që kanë rrëzuar shtyllat e tensionit.
Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës bën të pamundur çdo lëvizje. Në fshatra niveli i borës shkon nga 3 deri në 3.5 metra ndërsa në qytet, bora ka arritur deri në 2,5 metër.
Si pasojë e të ftohtit, tubacionet e ujsjellësit të qytetit të Bajram Currit, janë bllokuar dhe per pasojë qyteti nuk ka furnizim prej mëse një jave.

Deri ditën e djeshme në këtë zonë nuk ka pasur furnizim me ndihma ndërsa edhe puna për hapjen e rrugëve është përqendruar në pastrimin e qytetit i cili prej një jave kishte mbetur i bllokuar nga bora.
Shumë banorë të kësaj zone, ankohen se krerët e komunave kanë fikur telefonat dhe nuk i përgjigjen thirrjeve për ndihmë në disa fshatra ku rezervat ushqimore po mbarojnë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi