Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Muzeu ne Bajram Curri, prej 15 vitesh vetem nje ngrehine Empty Muzeu ne Bajram Curri, prej 15 vitesh vetem nje ngrehine

Tue 17 Apr 2012 - 17:09
Muzeu ne Bajram Curri, prej 15 vitesh vetem nje ngrehine Muzeu1Prej mese dy vjetesh ka perfunduar rikonstruksioni i muzeut te qytetit te Bajram Currit, i ndertuar ne fund te viteve ‘70 te shekullit te kaluar dhe i shkaterruar ne vitin 1997. Ne kete muze kane qene te ekspozuar relike te historise te Shqiperise veriore, Tropojes, Malesise se Gjakoves dhe Kosoves.

Me nje investim nga buxheti i shtetit prej 20 milione lekesh u be i mundur rikonstruksioni i tij pas 13 vjetesh shkaterrimi. Mirepo ka dy vjet qe kane perfunduar investimet, eshte marre ne dorezim nga Bashkia e Bajram Currit, por asnje percapje nuk eshte bere per pajisjen e tij me materiale dhe dokumente. Punonjes prane bashkise shprehen per “Shekullin” se pasurimi i tij eshte i veshtire, sepse cdo gje u vodh ne vitin 1997.

Ne vitin jubilar te 100-vjetorit te Pavaresise eshte i domosdoshem rikonstruksioni i brendshem, mobilimi i stendave dhe pasjisja me dokumente arkivore. Muzeu ka qene nder me te pasurit ne vend, jo vetem te Tropojes, po edhe te Kosoves dhe trojeve shqiptare.

Objekte te vecanta, tashme te humbura, kane qene xhubleta 300-vjecare e Nikaj Merturit, pasaporta origjinale e Bajram Currit e vitit 1924, djepi i shpuar nga plumbat ne Bytyc ne Luften e Dyte Boterore, historiku i Tropojes dhe Kosoves, (material shkencor rreth 300 faqe) etj. Sot, pas 15 vjetesh, ky muze ekziston vetem si ngrehine. (R.T/Shqiperia)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi