Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Udhëtim në Bajram Curri Empty Udhëtim në Bajram Curri

Sun 19 Dec 2010 - 21:36
Të thuash për Shqipërinë në këtë kohë që është e bukur, të duket mendim “satanik”, që vë në sprovë “durimin e shqiptarit” përballë varfërisë, rrëmujës urbane dhe përmbytjeve biblike. Por nëse rasti të takon të përshkosh rrugët që të çojnë në veri, në një ditë të ftohtë dhjetori, ku syri ngopet me ashpërsinë e relievit, mbuluar nga dëbora, arrin të kuptosh se ajo që thame është punë e mbrapshtë e dorës së njeriut. Destinacioni këtë herë është Tropoja. 260 kilometra larg Tiranës, një zonë e thellë, me mendje themi “e lënë në mëshirë të fatit”, ndërsa me zemër “një vend bujar” që na ka dhuruar “njerëz të ditur” të letrave shqipe. Jemi mësuar që qytetin e Bajram Currit, i njohur me këtë emër 42 vjet më parë, ta identifikojmë me Tropojën, por në fakt ai është qendër administrative i kësaj të fundit. Dëbora e parë është mesazhi mikpritës i qytetit mes alpeve. Ndërsa ajo fillon të shtrojë ngadalë, në Bujanin e paveshur gjejmë kullën e Mic Sokolit, ndërtesa 180-vjeçare, ndodhet në të djathtë të lumit Valbonë, në rrugën Bajram Curri-Hiderocentarli i Fierzës. Hamdi Rustem Mulosmani është pasardhës i tij, nuk mban të njëjtin mbiemër, por me fjalë dëshmon lidhjen e gjakut.

“Prejardhja ime është Hamdi Rustemi, Rustem Bajrami, Bajram Rustemi, Rustem Sokoli. Rustem Sokoli dhe Mic Sokoli kanë qenë vëllezër”, shpjegon Hamdiu.E kush më mirë se ky njeri mund të kujdesej për këtë objekt të rrallë. Dikur ka shërbyer si muze, është e ndërtuar me gurë dhe pjesërisht prej druri, që kurorëzohet me çati piramidale katër faqesh prej dërrase. Hamdiu, merr rolin e ciceronit dhe me ndihmën e blicit të kameras, na tregoi reliket që kanë mbetur, ndërsa ne kuptojmë se “kulla” e ka humbur “krenarinë e dikurshme”.Kullat e Malësisë së Gjakovës në këtë trevë janë “objekte në zhdukje”. Nëse do të ecet me këtë ritëm, ato do të mbeten piktura në telajo për atë që ka talent penelin. Abdulla Gjongecaj, mjeshtër i muraleve në rrethin e Tropojës, e dëshmon atë lidhje mes objektit dhe njeriut.
“Shtëpia ka qenë buzë lumit të Valbonës, një kullë dykatëshe me të gjithë strukturat arkitektonike të kullave malësore, me odën e burrave që është perla e shtëpisë”, thotë Abdulla Gjongecaj.
Ka një vit që është kthyer nga emigrimi, mendonte se gjërat do t`i gjente si më parë, por në Muzeun Historik muralja e realizuar prej tij në `85 “Kuvendi i Malësisë së Gjakovës”, e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm. 68 figurat me përmasa reale, që dikur i morën tre muaj kohë në `97 u shkatërruan nga “dalldia njerëzore”. Gjithsesi qyteti për të është inspirues: “Qyteti është një burim kënaqësie ku stinët janë të jashtëzakonshme dhe rrisin fantazinë.”
Si mund të kuptohej qyteti pa vallen dyshe, e njohur si vallja e Tropojës. Në këtë ceremoni dasme nuk neglizhohet riti shekullor. Me lëvizje koreografike të improvizuara, vallja që në `57 ka marrë çmimin e parë në Festivalin Botëror të Moskës, dikur i shërbeu Panajot Kanaçit si lajtmotiv për baletet “Halili dhe Hajria” e “Shota e Azem Galica”.
Qytetit i mungon atmosfera e festave, por ky gëzim familjar na kujton se ai jeton së brendshmi. Në këtë kontrast mes njeriut dhe natyrës, largohemi nga Bajram Curri, me përshtypjen se vendasit po luftojnë çdo ditë e më shumë për të ndryshuar imazhin e tyre dhe të vendit.
avatar
YLLI BUSHI
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1
<b>Hobi</b> Hobi : muzike
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/07/2011

Udhëtim në Bajram Curri Empty Re: Udhëtim në Bajram Curri

Fri 15 Jul 2011 - 10:12
Zonja Aleksandra,ju falenderoj dhe per aq pak sa keni shkruar per Malsine e Gjakoves.
Une jam rritur ne Kruje dhe thonja se eshte Kruja e bukur mirpo kur shkova me pune ne Tropoje e pashe se kruja eshte shume me poshte per nga bukurite qe i ka fale natyra duke mos hequr Skenderbeun.
Ne vitin 1992 nje vajze gjermane e martuar me nje nipin tim me thane duam nje vend te bukur dhe i shetita nga Komani ne Valbone ,benne nje vidioklip dhe e hodhen ne you tube ,kishte mijra fansa nga Hamburgu dhe sot Mishela me burrin dhe 2 djemte eshte ne Valbone,per historine e re duhet me permend doktor Berishen si burri me i madh i koheve moderne te Shqiprise,urime duhet te jeshe piktore ,une sot jam ne profesion te lire ,gjithe te mirat
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi