Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Vrasja e 2 shqiptarëve, protestë në Shkup e Gostivar Empty Vrasja e 2 shqiptarëve, protestë në Shkup e Gostivar

Thu 1 Mar 2012 - 10:25
Vrasja e 2 shqiptarëve, protestë në Shkup e Gostivar 51849SHKUP-Në Gostivar dhe në Shkup sot do të organizohen dy protesta në shenjë revolte dhe indinjate kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas të martën në qytetin e Gostivarit.

Protesta e parë përmes një marshi protestues do të mbahet në Gostivar, ku qytetarët janë ftuar për të protestuar në shenjë revolte për vrasjen e dyfishtë. Marshi protestues do të nis rreth orës 13.00 para Gjykatës në Gostivar dhe do të përfundojë deri tek Stacioni Policor.

Në këtë protestë janë ftuar për pjesëmarrje qytetarët, sektori civil dhe organizatat e ndryshme, ndërsa moto e saj është "Stop institucionalizmit të dhunës policore ndaj qytetarëve".

Protesta tjetër pas mesdite do të mbahet pranë sheshit Nëna Terezë në Shkup në organizim të organizatës "Stop Brutalitetit Policor".

Kjo organizatë dje përmes një konference me mediat informoi për protestën duke drejtuar kritika në adresë të MPB-së lidhur me vrasjet e vazhdueshme të qytetarëve nga ana e pjesëtarëve të policisë.

"MPB gjatë këtyre ngjarjeve tragjike, ku rolin kryesor e kanë pjesëtarët e saj, sërish me lëshime të mëdha krijon konfuzion dhe nënçmon qytetarët. MPB prejudikon dhe pa hetuar, veprën e pjesëtarit të saj e vlerëson si tentim për vetëmbrojtje. Vrasja e dy të rinjve në Gostivar mund të ketë edhe pasoja më serioze në shoqëri, pasi që rasti mori interpretime ndëretnike. Dikush duhet të marrë përgjegjësi", thekson kjo shoqatë, duke ftuar qytetarët që të shprehin revoltën e tyre në protestën e sotme, por protesta të njejta të mbahen edhe në qytete tjera.

"Do të dëshironim që t’i lusim bashkëqytetarët tanë shqiptarë që nesër do të protestojnë në Gostivar, të mos bien nën ndikimin e atyre që përhapin urrejtje ndëretnike", thekson Shoqata kundër brutalitetit policor, duke ftuar që edhe qytetarët e komuniteteve tjera ti bashkëngjiten nesër protestës në Gostivar.

(d.b/INA/BalkanWeb)
Vrasja e 2 shqiptarëve, protestë në Shkup e Gostivar Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi