Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vrasja e shqiptarëve në Gostivar është filmuar Empty Vrasja e shqiptarëve në Gostivar është filmuar

Sun 4 Mar 2012 - 13:38
Media lokale në Maqedoni bën të ditur se për verifikimin dhe zbardhjen e rastit që përfundoi tragjikisht dhe me vrasje të dy shqiptarëve, pas një sërë dilemash të ngritura në opinion rreth zhvillimeve që çuan deri te akti vrasës i efektivit të policisë, krahas dëshmive nga dëshmitarët okular, do të mund të shërbehen edhe videot e kamerave të vendosura në objektin afarist përpara së cilit ndodhi krimi.
Në vendngjarje janë të vendosura tre video kamera dhe kjo do të mund të jetë një provë për hetuesit dhe ekipin e policisë që merret me rastin. Në ditën ku ndodhi krimi, sipas dëshmitarëve okular, inspektorë të policisë kanë hyrë brenda lokalit dhe kanë biseduar me punonjësit aty, por nuk dihet nëse janë marrë si material dëshmues incizimet e kamerave të vendosura përpara objektit. Një vjedhje që kishte ndodhur kohë më parë në objektin në fjalë, kishte mundur të zbardhet falë incizimeve mbikëqyrëse nga kamerat e instaluara aty.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar nga ana e policit maqedonas ka ndodhur rreth të martën rreth orës 13 në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro", në pjesën qendrore të Gostivarit.
Komento edhe ti:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi