Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Wed 29 Aug 2012 - 14:38
Message reputation : 100% (1 vote)
A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?





“Shqipëria e Madhe” fillimisht është përcaktimi për bashkimin e vendeve të banuara nga popullsi shqiptare në Kosovë, Maqedoni e më pak në Mal të Zi. Kjo ka qenë ëndrra e disa nacionalistëve shqiptarë.

Nocioni është përdorur si arsyetim nga regjimi i Beogradit për të shtypur pakënaqësitë e shqiptarëve në vitin 1980 në ish- Jugosllavi dhe për represion në Kosovë gjatë viteve ’90. Me deklarimin e pavarësisë në shkurt 2008, Kosova u bë shteti i dytë shqiptar. Influenca politike shqiptare në Maqedoni është përmirësuar si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001, që i dha fund një lufte të shkurtër. Vazhdimi i shqetësimit se “Shqipëria e Madhe” është qëllimi përfundimtar nuk duhet të diskutohet. “Shqipëria e Madhe” nuk është në interesin e shqiptarëve.

Procesi i integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe NATO e ndryshon krejt llogarinë. Anëtarësimi i mundshëm në BE i të tre shteteve përkthehet në dy vota e gjysëm nga shqiptarët dhe veto potenciale në strukturat kyçe vendimmarrëse (gjysma e votës influencohet nga shqiptarët në Maqedoni).

Skenari hipotetik i Shqipërisë së Madhe, në të kundërt, do përkthehej në një votë të vetme. Duke marrë në konsideratë se do ketë solidaritet politik mes liderëve shqiptarë në tre shtetet, më shumë votë do sjellë edhe më shumë peshë e leva manovrimi për shqiptarët. Bazuar në mekanizmin aktual të përfaqësimit të qeverive në Bashkimin Europian, përllogaritja bëhet e rëndësishme sidomos kur aplikohet për Këshillin Europian.

Në rastin e Këshillit Europian, të paktë dy komisionerë do jenë nga secili shtet shqiptar, me mundësinë për një të tretë. Votimi në Këshillin e Bashkimit Europian anon në favor të shteteve me popullsi të vogël, duke garantuar një avantazh shtesë. Ngjashëm, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë dhe Kosovës do amplifikojë zërin e përfaqësuesve politikë të popullsisë shqiptare në tre shtetet gjatë procesit të vendimmarrjes në Këshillin e Atlantikut të Veriut. E njëjta logjikë vepron edhe për një numër institucionesh ndërkombëtare.

Ky nuk do jetë precedent megjithatë. Me anëtarësimin e Qipros në BE në vitin 2004, u dyfishua vota e grekëve në Këshillin dhe Komisionin Europian. Megjithatë ky rast është i ndryshëm sa i përket ndikimit të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Ironia e debatit në lidhje me “Shqipërinë e Madhe” është se neglizhon një faktor kyç: interesat e ripërcaktuara të shqiptarëve. Këto përllogaritje të reja tregojnë se përse frika për një “Shqipëri të Madhe” është e pajustifikuar.


Nga Hamza ?*çiç


Autori është lektor i shkencave politike në Universitetin e Sarajevës. Shkrimi është botuar në gazetën turke Zaman
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Thu 30 Aug 2012 - 15:00
Po cdo thote "gazeta turke"!!!

Ta bejme dhe Gjirokastren shtet me vete mo?!

Mos te cmendemi krejt!!!

Sa per perqindjen e votes Shqiptare, ate e ka ne dore numri i Popullsise Shqiptare.

E lame nje "Hamza" ne kohen e Skenderbeut, zume nje "Hamza" tjeter!!!

Rrofte Shqiperia Etnike
Pergjithmone te Bashkuar
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Thu 30 Aug 2012 - 15:13
Edhe pse eshte nje artikull i hershem si e sqaroni kete deklarate te zotri Bersihes...

Berisha kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Gjatë takimit që ka zhvilluar me disa studentë kosovarë gjatë ditës së sotme, kryeministri Berisha ka folur edhe mbi mundësinë e bashkimit Shqipëri-Kosovës. Ai është shprehur kundër këtij bashkimi, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.
Arian 123
Arian 123
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 4194
<b>Hobi</b> Hobi : Shume.
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/08/2012

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Thu 30 Aug 2012 - 15:16
Europa nuk do ndryshim kufinjesh.Berisha e din kete.Po nje Shqiperie e madhe ne EU eshte me praktikabel,por pa korupsion ne stabilitet dhe me struktura tjera.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Thu 30 Aug 2012 - 15:27
Message reputation : 100% (1 vote)
Per mua eshte gabim kur shprehemi me fjalet SHQIPERI E MADHE.(qe nga titulli i temes)..Ne si shqiptare nuk duhet te ja lejojme askujt te shprehet se shqiptaret kerkojne Shqiperi te Madhe.E them kete sepse,ne sakrificat e shqiptareve per pavaresi, ne shekuj eshte kerkuar dhe sakrifikuar per SHQIPERI ETNIKE, qe do te thote BASHKIM TE SHQIPTAREVE BRENDA TROJEVE TE VETA.Kurse fjala Shqiperi e Madhe qe perdoret ketu eshte nje shprehje e armiqve te kombit shqiptar, qe do te thote se shqiptaret nuk jane ne trojet e veta por kerkojne nje Shqiperi te shtrire jasht trojeve te veta.Shqiperia eshte ajo qe eshte as e vogel as e madhe...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Thu 30 Aug 2012 - 19:29
BeSaa shkruajti:Edhe pse eshte nje artikull i hershem si e sqaroni kete deklarate te zotri Bersihes...

Berisha kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë.

Gjatë takimit që ka zhvilluar me disa studentë kosovarë gjatë ditës së sotme, kryeministri Berisha ka folur edhe mbi mundësinë e bashkimit Shqipëri-Kosovës. Ai është shprehur kundër këtij bashkimi, duke thënë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE.

“Interesi më i mirë i shqiptarëve është ruajtja e kufijve ekzistues. Ne jemi një popull i ndarë në mënyrë të padrejtë. Copëtimi i shqiptarëve është një nga aktet më të padrejtë që u është bërë shqiptarëve, por fatmirësisht u korrigjua me çlirimin e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në BE, nuk mund të rrezikojmë humbjen e territoreve”,- deklaroi Berisha.

___

Ne Shqiperine e copetuar ka 2600 vendbanime (fshatra dhe qytete se bashku), nga keto: 1500 vendbanime mbajne emertime turke (ne shumicen e tyre) dhe emertime sllavogreke (ne pakicen e tyre), ndersa ne 1100 emertime qe jane shqiptare te pakten 100 jane emertime te pathena!!!
Prej kesaj del qe me shume se gjysma e Shqiperise se copetuar ndodhet e humbur nga kjo "moskokecarje" e Sali Berishes!!!

Cfare me teje te theme per deklaratat e nje trradhetari!!!

Shqiperia dhe Shqiptaret duhet te bashkohen.

Percarja eshte pjella e serbit, e grekut, e turkut dhe e Sali Berishes...
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Sat 1 Sep 2012 - 2:11
Bukur e ka thene Franc Kafka : Nje i marre eshte nje i marre...2 te marre jane 2 te marre....10 mije te marre jane nje parti politike...!!!
Sponsored content

A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve? Empty Re: A është ‘Shqipëria e Madhe’ në interes të shqiptarëve?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi