Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!!! Empty Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!!!

Fri 19 Apr 2013 - 14:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!!! Ko-300x236
Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!!!
Nga Stela Skenderaj
(Notlar) on 17 Nisan 2013 Çarşamba
Populli SHQIPTAR zemra e Ballkanit, por edhe më i vuajturi, më i masakruari në shekuj. Shekujt mbi të kanë qenë gjithmonë të pamëshire. Evropa dinake e masakroj pa të drejtë. Edhe sot e kësaj dite po kjo lojë vazhdon… Popullin e shtypën e përçan po mundohen të heqin vlerat, nderin, moralin për ti bërë të pa vetëdijshëm për vetveten dhe për ti shfrytëzuar në mënyrë barbare pasurit e kësaj toke. Bashkëpunim i përkryer i politikanëve shqiptar sharlatan dhe i Europës së plakur, dhelpër dhe matrapazë. Pazare poshtëruese para syve te popullit. Minatori s’ka bukë në sofrën e tij për fëmijën. Hesapi bankar i të tjerëve shtohet në saj të djersës së tij. Naftëtari ka harruar të shkoj në shtëpi me duart plot për fëmijët që e presin tek dera. Pronarët e huaj, sigurojnë të ardhmen e stërnipave të tyre me djersën dhe gjakun e këtyre njerëzve. Të gjesh mundësi punë për tu punësuar në vende të tilla duhet të kenë 5000 euro… për një punë qe nuk është e garantuar pagesa…
Sa tragjike dhe e dhimbshme. Njerëzit kanë harruar të shpresojnë, të qeshin, të ëndërrojnë… Histori që përjetohet në shekullin e 21. Popull që jeton mbi thesar të plotë, por që s’ka të drejtën të ushqehet.
ANËS SOFRËS I PA NGRENË,
ANËS DRITËS I PA NXËNË…
I kam mësuar dikur këto vargje po kuptimin sot po i kuptoj. Dhimbje që ndihet në thellësinë e shpirtit. Por kjo nënë e madhe me sa mundet po i mban të gjallë po ushqen POPULLIN e saj… E vetmja mbështetje e këtij popullit. Në krye të shqiptareve qëndrojnë një grusht ordinerësh që mundohen të zenë dritën e diellit. Mbysin oksigjenin që populli mos të marr frymë. Aktor të pa parë… Në fjalimet e këtyre sharlatanëve nuk zë vend fjala POPULLI SHQIPTAR por QYTETARI SHQIPTAR… POSHTËROJNË POPULLIN SHQIPTAR NË ÇDO MINUTË ÇDO SEKONDË DUKE E LËN KËTË POPULL NË MËSHIRË TË FATIT… Zotërinjtë demode politikan duhet të dinë që fshatari është ZOTËRIA E NJË KOMBI FISNIKËRIA E NJË POPULLI. Dhe në vend të shprehjes DUAM VOTËN E QYTETARIT SHQIPTAR DO MUNDOHEMI PËR POPULLIN SHQIPTAR. Kërkojnë votën e emigrantëve shqiptar pa gram turpi megjithëse një gjë e tillë nuk ekzistojnë tek këta shushunja…
Kush është marr deri me sot për hallet e emigranteve?
Kush qeveri apo parti politike ka ngritur zërin për keqtrajtimin e emigranteve në Greqi. Kush ka dënuar aktet terroriste të policisë greke mbi emigrantët e pafajshëm që përjetohen për 21 vjet? KUSH PARI POLITIKE KA NJOHURI PËR EMIGRANTËT QE NDODHEN NË TURQI DHE FËMIJËT E TË CILËVE MBETEN PA SHKOLLË SE NUK KANË ASNJË TË DREJTË SE NUK U NJIHET EMIGRACIONI PASI QEVERIA SHQIPTARE NUK I LLOGARIT TË GJALLË FARE. Kush qeveri ka fol me emigrantet shqiptar në ITALI apo shtet tjetër dhe ka dëgjuar hallet e tyre dhe ka bërë përpjekje për ata… Askush… se (POLITIKA ) SHARLATANE E SHQIPËRISË kujtohet se ekzistojnë emigrant vetëm kur duan të shtojnë votat për të mbajtur kolltukët e tyre të cilët janë vetëm për të fryrë hesapet e tyre bankare. Zotërinj politikane. KY popull është i vuajtur i stërmunduar… SHKODRA po mbytet politikanët kërkojnë vota. Hanxhari i mprehte i GJAKMARRJES po shuan çdo ditë e më shumë jete, POLITIKANËT kërkojnë vota… KRIMINALITETI SHTOHET POLITIKANËT KËRKOJNË VOTA… populli masakrohet POLITIKANET çirren për vota. Populli poshtërohet POLITIKANET çirren për vota. Ka plot familje që kanë harruar ngjyrën e mishit ne sofër. POLITIKANËT çirren për vota. Turp e faqe e zeze… POLITIKANËT ÇIRREN MENDJA U MBAN QIRIRIN KUDO QË VENË… Por do vij dita dhe sytë di i hapen. Kjo tok është tok që me shekuj ka tundur kreshnik dhe luftëtar. Do vij dita që ata KOLLTUKË për të cilët sot luftohet… do ju kthehen një armë për ekzekutimin e këtyre ordinereve që të cilët po ekzekutojnë barbarisht këtë popull fisnik. Kjo tok nuk fal. Koha nuk fal. Është tokë e lar me gjak. Për këtë tok kurbanet që janë bërë nuk dihet numri dhe ai gjak një ditë do i mbys. Ky popull është i stërmunduar i vuajtur… por i pamposhtur. KY POPULL EDHE KËSAJ FURTUNE DO I MBIJETOJ… KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!!! Empty Re: Koha është e maskarenjve, por Shqipëria e shqiptarëve!!!

Fri 21 Jun 2013 - 17:54
Ashtu vertet...

Nuk behet fjale per veshjen popullore qe po e harrojne se veshuri, por flasin per shamite fetare...
Nuk kujdesin gjuhen Shqipe, por e shembin edhe me teper me fjale te huazuara...

Dhe c'te shtosh me teje, vetem merzitje...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi