Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sa herë kritikohet, Thaçi fshihet pas Amerikës Empty Sa herë kritikohet, Thaçi fshihet pas Amerikës

Thu 1 Mar 2012 - 11:06
- Tri partitë opozitare, LDK-ja, AAK-ja dhe Vetëvendosja , të cilat një ditë më parë janë gjykuar nga kryeministri Hashim Thaçi, për antiamerikanizëm, udhëheqje të dobët dhe revolucionarizëm, i janë kundërpërgjigjur shefit të Qeverisë, me të njëjtën masë, të mërkurën.

Ato e kanë cilësuar Thaçin si njeri të papërgjegjshëm që përpiqet t’i mbulojë dështimet në qeverisje duke e sulmuar opozitën dhe duke u fshehur pas SHBA-së dhe Evropës. Nuk i kanë lënë anash as etiketimet për të.
Partia e Ramush Haradinajt e ka quajtur të “paedukatë” dhe të “pacipë”.
LDK-ja e ka portretizuar si njeri të dështuar që është bërë për t’u vajtuar.
Ndërsa “Vetëvendosja” e ka cilësuar si dhunues të vullnetit të qytetarëve që nuk zgjedh mjete për ta ruajtur pushtetin që aktualisht e ka.
“Është për të qarë se në çfarë gjendjeje është zoti Thaçi dhe se si po sillet me papërgjegjësi karshi qytetarëve dhe institucioneve. Qeverisja e tij është shumë e dhimbshme, prandaj ai e ka të kotë që t’i fshehë të gjitha problemet që i ka Kosova, duke qëndruar prapa Amerikës dhe prapa Evropës”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Gjatë një tubimi me simpatizantët e PDK-së në Lipjan, Thaçi është shprehur se po të ishte gjallë ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, do të çuditej me veprimet që i bëjnë sot njerëzit në partinë që ai e ka themeluar.
Por Beqiri është kundërpërgjigjur: Po të ishte Rugova gjallë, Thaçi nuk do të ishte kryeministër.

Rreshtimin e LDK-së në krahun antiamerikan, në fakt, për herë të parë e ka përmendur ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell.
Pavarësisht se gjuha e Thaçit nuk ka qenë më e ashpër se ajo e Dellit, Beqiri është shprehur i rezervuar në kundërpërgjigje të këtij të fundit.
“Ne problemin e kemi me Hashim Thaçin dhe qeverisjen e tij e jo me asnjë ambasador dhe asnjë shtet mik”, ka thënë Beqiri.
Ndryshe nga LDK-ja, partia tjetër opozitare nuk është akuzuar nga kryeministri Thaçi për antiamerikanizëm, por për lidership të dobët.
“Edhe Haradinaj po të ishte këtu do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”, ka thënë Thaçi, teksa i është referuar kundërshtimit që kjo parti i ka bërë marrëveshjes së fundit me Serbinë.
Ky vlerësim e ka irrituar sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Burim Ramadanin.
“Unë i garantoj Hashim Thaçit se Ramush Haradinaj po ndihet keq për atë që po ndodh në Kosovë dhe se në çfarë gjendjeje e ka prurë Thaçi Kosovën. Nuk ka hapësirë për të qeshur dikush me të tjerët. E vërteta është se qytetarët e Kosovës po qajnë nga kjo qeverisje”, është shprehur Ramadani.

Gjuha kritike kundër Thaçit është sforcuar edhe më nga aktivistët e Vetëvendosjes. Ky subjekt politik është akuzuar nga shefi i Qeverisë për shfaqje të tendencave për ta marrë me dhunë qeverisjen e vendit.
“Nuk e dorëzoj shtetin para askujt dhe është mirë që ata që dolën para Qeverisë të hënën e kanë kuptuar mesazhin e vijës së kuqe. Ata po duan dhunshëm t’i marrin kufijtë dhe institucionet, por aty ka vijë të kuqe”, ka thënë Thaçi.
Kësaj deklarate i është përgjigjur sekretari Dardan Molliqaj, duke rikujtuar se është vetë Hashim Thaçi ai që e ka marrë pushtetin nëpërmjet vjedhjes industriale të votës së qytetarëve gjatë zgjedhjeve në vitin 2010.
VV-ja, sipas tij, tashmë e ka bërë të qartë për të gjithë e veçanërisht për kryeministrin Thaçi se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse konsideron se kjo është dhe rruga përmes së cilës duhet angazhuar për ta ndryshuar pushtetin.
Në këtë kontekst, ai ka shtuar se kryeministri Thaçi po sillet si pronar i institucioneve shtetërore sa herë që po shprehet se nuk do ta lejojë këtë apo atë, ka theksuar Molliqaj (më gjerësisht në “Kohën Ditore”).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi