Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Yllka Shehaj: Me Ilian u ndamë se ishte xheloz, kishte lidhje me një femër tjetër Empty Yllka Shehaj: Me Ilian u ndamë se ishte xheloz, kishte lidhje me një femër tjetër

Thu 1 Mar 2012 - 13:38
Yllka Shehaj: Me Ilian u ndamë se ishte xheloz, kishte lidhje me një femër tjetër Yllka-shehaj-290x300
Yllka Shehaj





Dëshmia në polici: Patëm lidhje të rregullt deri në mesin e 2011, Eleni dyshonte për shoqe tjetër, jo për mua.

Yllka Shehaj: Kur u vra Eleni, ai e tradhtonte me një femër tjetër.

Stomatologia Yllka Shehaj “zbërthehet” në polici dhe pranon lidhjen rreth 2-vjeçare me Ilia Bashon, 38-vjeçarin e arrestuar javën që shkoi si bashkautor në vra-sjen e së shoqes, Eleni Basho. Burime nga Policia e Tiranës thanë se Yllka Shehaj është thirrur tri herë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen ku mbeti e vrarë Eleni Basho. Yllka Shehaj, sipas Policisë, ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie intime me Ilia Bashon, por duke theksuar se ishte ndarë prej tij disa muaj para vrasjes së Elenit. Nga deklarimet e Shehajt në polici duket se del në skenë një femër tjetër, që sipas dëshmitares, kishte marrëdhënie intime me Bashon aktualisht. Sipas Yllkës, kjo femër ishte e dashura aktuale e tij. Stomatologia 29-vjeçare ka pranuar në polici se ka pasur debate të vazhdueshme me Eleni Bashon për dyshimet që ajo kishte ndaj të shoqit për tradhti. Sipas Yllkës, Eleni dyshonte më shumë se kolegia e saj i kishte prezantuar Ilias ndonjë shoqe të vetën. “Kemi debatuar, madje edhe kemi bërë sherr në nëntor të vitit 2011 te ‘Nova Dental’. Por jo për mua. Ajo dyshonte se e tradhtonte i shoqi, por jo me mua. Eleni dyshonte se Ilia shkonte me ndonjë shoqe që mund t’ia kisha prezantuar unë”, është shprehur Yllka Shehaj gjatë deklarimeve në polici. Ajo pretendon se nuk e njeh të dashurën e re të Ilia Bashos, por shprehet se ai kishte pasur vazhdimisht lidhje jashtëmartesore me femra të ndryshme. Më poshtë, një pjesë e dëshmisë së Yllka Shehajt.
Pyetje: Kur e keni njohur Ilia Bashon?
E kam njohur nga fundi i vitit 2008. Por më shumë kam filluar ta takoj në fillim të vitit 2009, pasi na lidhte puna.
Pyetje: Si e keni njohur Ilia Bashon?

Yllka Shehaj: Me Ilian u ndamë se ishte xheloz, kishte lidhje me një femër tjetër Ilia-basho-ne-gjyq-e1330504538702-300x225
Ilia Basho në gjyq

E kam njohur te klinika “Nova Dental”. Unë shkoja shpesh aty, pasi furnizohesha me materiale që më duheshin për klinikën që kam në Shkozë.
Pyetje: Çfarë marrëdhënie keni pasur me Ilia Bashon?
Fillimisht kemi qenë miq të mirë. Më pas, duke qenë se kishim kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe për shkak të punës bënim edhe udhëtime jashtë Shqipërisë, filluam të afroheshim më shumë dhe krijuam një lidhje më shumë se miqësore.
Pyetje: Lidhje më shumë se miqësore do të thotë që ishit të dashur?
Po, ishim të dashur.
Pyetje: Ju e dinit që ai ishte i martuar?
Po, e dija. E njihja edhe bashkëshorten e tij, Eleni Bashon. E kisha shoqe.
Pyetje: Cili prej jush kërkoi që të nisnit një lidhje?
E kuptuam të dy njëkohësisht. Sepse kishte një tërheqje nga të dy anët. Edhe nga ana ime, edhe nga ana e atij.
Pyetje: Pra ju e pranoni që Ilia Basho e ka tradhtuar gruan?
Po, e ka tradhtuar disa herë.
Pyetje: Sa kohë zgjati lidhja juaj?
Mund të them rreth një vit e gjysmë, gati dy vjet, pa llogaritur shkëputjet për arsye xhelozie.
Pyetje: Keni pasur marrëdhënie të rregullta seksuale me Ilia Bashon?
Po. Për aq kohë sa ju thashë që ishim të lidhur, kam kryer rregullisht marrëdhënie seksuale me Ilia Bashon. Pra për rreth 2 vjet.
Pyetje: Para vrasjes së Eleni Bashos, ju vazhdonit të kishit marrëdhënie bashkë?
Jo, ishim ndarë nga mesi i vitit 2011.
Pyetje: Pse u ndatë?
Sepse ai ishte shumë xheloz edhe karshi meje, pavarësisht se nuk premtonte asgjë. Kisha humbur lirinë time sepse kërkonte shumë angazhim. Doja të isha më e lirë. Arsyeja tjetër ishte edhe miqësia ime me Eleni Bashon. Pasi ajo kishte filluar të dyshonte.
Pyetje: Dyshonte se ju ishit të lidhur?
Jo, ajo nuk dyshonte për mua drejtpërdrejt. Mendonte se unë i kisha prezantuar ndonjë shoqe Ilias, pasi ajo shprehej vazhdimisht se i shoqi kishte filluar ta linte pas dore familjen, atë dhe fëmijët. Por edhe kishte kuptuar që ai fliste shpesh me mua.
Pyetje: Si komunikoje me Ilia Bashon?
Flisnim normalisht në telefon, sepse bisedat i justifikonim edhe me punën. Por shkëmbenim edhe mesazhe dashurie. Ai ishte shumë romantik, ma shprehte dashurinë vazhdimisht. Madje më dërgonte edhe poezi herë pas here.
Pyetje: Po me Eleni Bashon kë debatuar ndonjëherë në lidhje me dyshimet e saj për tradhtinë bashkëshortore?
Kemi debatuar, madje edhe kemi bërë sherr në nëntor të vitit 2011 te “Nova Dental”. Por jo për mua. Ajo dyshonte se e tradhtonte i shoqi, por jo me mua, me ndonjë shoqe që mund t’ia kisha prezantuar unë.
Pyetje: Kishte planifikuar Eleni Basho të divorcohej nga i shoqi?
Ajo nuk donte të divorcohej, por kishte frikë se do ishte Ilia ai që do kërkonte të ndaheshin. Ky dyshim e kishte bërë shumë nervoze dhe herë-herë shfaqte shenja histerizmi. Më dukej sikur po fillonte të kalonte në depresion. Dhe nga frika e ndarjes ajo e kishte menduar divorcin, në mënyrë që të kërkonte ndarjen para se ta linte ai.
Pyetje: Ju thoni që ishit ndarë që në mes të vitit 2011 me Ilia Bashon. Po nuk kishte kërkuar më ai që të ktheheshit bashkë?
Jo, nuk më kërkonte më, sepse ai kishte krijuar një lidhje tjetër. Ai kishte një natyrë të tillë që nuk rrinte dot pa një të dashur. Ka pasur edhe të dashura të tjera më parë, edhe para lidhjes me mua.
Pyetje: E njihni të dashurën e re të Ilia Bashos?
Jo, nuk e njoh. Nuk më kishte folur për të, edhe pse ne vazhdonim ta ruanim miqësinë për shkak të punës.
Pyetje: Mbrëmjen e 2 shkurtit, 15 minuta para se të vritej, Eleni Basho ishte te klinika juaj. Patët ndonjë debat atë natë?
Jo, nuk debatuam. Ajo kishte disa ditë që më mbante qëndrim dhe nuk më fliste si më parë për shkak të dyshimeve se mos Ilia ishte lidhur me ndonjë shoqen time. Atë natë ajo pothuajse nuk foli fare me mua, vetëm me nënën time. Qëndroi shumë pak, rreth 5 minuta, sa la një porosi dhe iku.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi