Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përdhunohet nga burrat e fshatit, kishte lidhje me një të panjohur Empty Përdhunohet nga burrat e fshatit, kishte lidhje me një të panjohur

Thu 23 Jan 2014 - 23:12
Përdhunohet nga burrat e fshatit, kishte lidhje me një të panjohur Article-2544450-1AE7508000000578-191_634x436Një akt i rëndë ka ndodhur në Indi, ku një vajzë është përdhunuar masivisht nga burrat e fshatit. Shkak për këtë veprim është bërë lidhja që vajza 20-vjeçare kishte me një djalë të një komuniteti tjetër. Ngjarja ka ndodhur në West Bengala, në Indinë perëndimore. Vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë, por ka pasur guximin të denoncojë përdhunuesit të cilët janë arrestuar, raportojnë mediat indiane.

Ky është një nga rastet e shumta të përsëritura të përdhunimit të grave në Indi dhe ka ndodhur në fshatin e Birbhum, ku ekziston kodi e egër i dënimit të ‘pleqve’. Pasi kanë gjetur të hënën vajzën me mikun e saj, përgjegjësit e komunitetit kanë sekuestruar çiftin dhe janë bashkuar për t’i dhënë dënimin të dyve.

Pasi janë konsultuar ata kanë vendosur t’i vënë një ‘gjobë’ rreth 3000 euro, por ata kanë refuzuar në pamundësi për të paguar gjobën dhe kështu lideri i fshatit ka urdhëruar përdhunimin. Vajza është dërguar në një vend të fshehtë dhe është përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme për orë të tëra nga burra shumë të vjetër, që deri dje ishin ‘daja’, ‘xhaja’, ashtu siç të rinjtë quajnë në Indi njerëzit më të afërt pranë tyre.

Në mëngjes ajo është dërguar në familjen e saj, të cilët pasi e kanë dërguar vajzën në spital kanë bërë denoncimin në polici dhe janë larguar nga fshati. Policia deri tani ka arrestuar 13 persona, sipas raportimin të viktimës. Kohët e fundit West Bengala ka qenë në qendër të vëmendjes për vdekjen e një adoleshenteje, e cila u përdhunuar dy herë nga një ‘tufë’ dhe më pas u dogj e gjallë, në një vend vetëm një orë larg nga Calcutta.

Në zonën e Birbhum, vendi nga ka origjinën presidenti i Republikës, Pramab Mukherje, jetojnë komunitete të ndryshme, që kanë rregulla shumë të egra sociale, të njëjta me ato të talebanëve ose ato të Mesjetës.

/Shekulli Online/ E.L./
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Përdhunohet nga burrat e fshatit, kishte lidhje me një të panjohur Empty Re: Përdhunohet nga burrat e fshatit, kishte lidhje me një të panjohur

Fri 24 Jan 2014 - 17:44
I menqur kishpas qen ky far plaki
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi