Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plackitin dyqanin, por mbeten pa karburant ne momentin e arratise Empty Plackitin dyqanin, por mbeten pa karburant ne momentin e arratise

Thu 1 Mar 2012 - 19:55
Plackitin dyqanin, por mbeten pa karburant ne momentin e arratise 1330520304-ska_nafteDy femra kanë arritur të plaçkitin një supermarket në Chadderton të Anglisë. Për të reduktuar rrezikun, ato nuk synuan të merrnin paratë por plaçkitën një seri shishesh alkoolike të shtrenjta, me një vlerë mbi 500 euro. Plani dukej praktikisht i përfunduar, por kur nuk i kushton vëmendje detajeve në një situatë të tillë jo çdo gjë realizohet me sukses. Në momentin që hipën në makinë, dy femrat me shpejtësinë në maksimum kërkuan të largoheshin, por diçka e tillë zgjati shumë pak metra, sepse kishin harruar t'i hidhnin karburant makinës.

Dy hajduteve, nuk u mbeti gjë tjetër veçse të zbrisnin nga makina, për ta shtyrë atë në furnizuesin më të afërt. Diçka e tillë u krye me sukses, por megjithatë arratia e tyre nuk zgjati shumë, sepse kamerat e karburantit siguruan imazhet për të arritur në identifikimin e dy fermave. Më pas autoritetet arritën në arrestimin e tyre. Ata bënë të ditur se kjo plaçkitje ishte vazhdimësi e disa të tjerave që kishin ndodhur pak a shumë në të njëjtën mënyrë, por me siguri, pa probleme të mbarimit të karburantit në momente arratie.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi