Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Interi, periudhë tmerri, mbushet një muaj pa gol Empty Interi, periudhë tmerri, mbushet një muaj pa gol

Fri 2 Mar 2012 - 12:14
Interi, periudhë tmerri, mbushet një muaj pa gol 51644_1MILANO - Për fatin e Interit, muaji shkurt mbaroi. Ishte muaji më i gjatë negativ i historisë zikaltër, me 5 humbje dhe një barazim. Ishte një muaj i nisur me goditje (8 gola në Inter Palermo më 1 shkurt) dhe që më pas vijoi pa asnjë gol. Që nga data 1 e muajit të shkuar, Interi nuk ka realizuar më asnjëherë në 5 takime të zhvilluara, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve. Një muaj "agjërim" duket një periudhë e tmerrshme edhe për një skuadër të dorës së tretë, jo më për ekipin që vetëm dy vjet më parë, fitonte tre trofe, mes të cilëve Champions.

Në qendër të polemikave kanë përfunduar pikërisht sulmuesit, ata të cilët kanë për detyrë të dërgojnë topin në rrjetë. Njeriu kryesor i sulmit të Interit është Diego Milito, por argjentinasi këtë herë ka shpëtuar nga vala e kritikave. Kjo, pasi Milito ka qenë i fundit që ka gjetur rrugën e rrjetës në skuadrën zikaltër, madje 4 herë në ndeshjen e 1 shkurtit ndaj Palermos, ndërkohë që ka luajtur vetëm 3 nga 5 ndeshjet e shkurtit.

MILITO
Duke folur për Inter Channel, Diego Milito ka nënvizuar momentin e vështirë që është duke kaluar skuadra e drejtuar nga Klaudio Ranieri. "Në nivelin personal po më ecën më mirë, por jemi në vështirësi si skuadër në këto momente, kështu që ana personale del në plan të dytë, - thotë argjentinasi. - E rëndësishme është të dalim nga kjo situatë. Një fitore do të na jepte qetësi dhe siguri, duke nisur nga e diela përballë Katanias". Milito ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve, të cilët duken të zemëruar dhe të inatosur për rezultatet e fundit në "San Siro". "Kur dalim shëtitje, njerëzit na kërkojnë të fitojmë, të fitojmë si në të shkuarën dhe ne kemi dëshirë ta bëjmë një gjë të tillë. Ne jemi të parët që po e vuajmë këtë situatë, kërkojmë të japim maksimumin, por për fat të keq, kjo është një periudhë vështirësish dhe duhet të jemi më të bashkuar se kurrë: skuadër, klub, tifozë. Jam i bindur se tifozët tanë do të vazhdojnë të na mbështesin, siç kanë bërë gjithnjë", deklaroi Diego Milito.

PACINI
Një nga lojtarët në qendër të kritikave është Xhampaolo Pacini, goli i fundit i të cilit daton në ndeshjen e 22 janarit Inter-Lacio 2-1. Që atëherë, ka qenë një periudhë e mbushur me zhgënjime dhe me gabime të pafalshme përpara portës, si ai ndaj Napolin në çastet e fundit të ndeshjes. Por, nëse analizon zëvendësuesit e Militos dhe të Pacinit, situata duket dramatike. Forlan duket i mallkuar dhe ka shënuar vetëm një gol, ndërkohë që Zarate dukej si një i "magazinuar", derisa u hodh në fushë ndaj Marsejës, ku sërish zhgënjeu. Ndërkohë, duket më mirë Kastanjos që në shkurtin e tmerrshëm, luajti disa minuta ndaj Bolonjës dhe goditi edhe traversën.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)
Interi, periudhë tmerri, mbushet një muaj pa gol Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi