Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Adriano: Tek Interi mendoja vetëvrasjen  Empty Adriano: Tek Interi mendoja vetëvrasjen

Thu 20 Sep 2012 - 10:11
Adriano: Tek Interi mendoja vetëvrasjen  Adrianointer

Një prej futbollistëve më të talentuar të brezit të tij, Adriano do të mbahet mend më shumë për atë që mund të ishte bërë se sa për atë që u bë realisht.

Ish-futbollisti i Interit dhe kombëtares braziliane, për shkak të problemeve personale dhe dëshirës për të shijuar teprimet e jetës së natës dhe veseve të tjera, praktikisht rënoi atë që mund të kishte qenë një karrierë e ndritur.

Megjithatë, parë nga këndvështrimi i “Perandorit”, gjërat nuk kanë qenë kurrë ashtu siç janë dukur. “Kur luaja tek Interi, më kritikonin se vija me vonesë në stërvitje apo dilja natën, por askush nuk më pyeste se çfarë kisha brenda meje. Në atë periudhë të jetës sime, e kam menduar shumë gjatë vetvrasjen”.

E vetmja gjë që e bëri të ndërronte mendim ishte nëna e tij. “Vitet 2008-09 ishin vërtetë të vështirë. Nuk dëshiroja të jetoja më, por mendoja dhembjen e nënës sime dhe nuk mund të përballoja idenë që pas babait të më humbte edhe mua. Një ditë i thashë që nuk jetoja dot më. Ishte ajo që më bëri të kuptoja se në fakt isha një njeri me shumë fat dhe se po të vazhdoja ashtu vetëjm do të çoja jetën dëm”.

I rikthyer në Brazil, pas një sezoni të vështirë tek Corinthias, Adriano u shpreh se ndihet mirë dhe i gatshëm për një rifillim tek Flamengo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi