Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë u sillet meshkujve nëpër mend posa ta shohin një femër? Empty Çfarë u sillet meshkujve nëpër mend posa ta shohin një femër?

Sat 3 Mar 2012 - 2:08
Meshkujt kur e shikojnë një femër, kënaqësinë më të madhe ua ofron secili milimetër i trupit dhe lakuriqësisë së saj, përderisa femrat shpesh e rëndojnë kokën me pyetjet se “çfarë mendon ai”, “a e ka vërejtur celulitin?” apo “a po i pëlqej?”.E vërteta është se asnjë mashkull nuk e ka të njëjtin mendim kur e sheh një femër lakuriq. Kuptojeni se çfarë u sillet meshkujve nëpër kokë në dhomën e tyre gjysmë të errët.Lëkurën e ka aq të butëPa marrë parasysh nëse keni apo nuk keni vendosur kremra apo losion, lëkura juaj për të do të jetë e ngjashme me satenin. Në fakt, lëkura e mashkullit në krahasim me atë të femrës për 20% është më e trashë, prandaj edhe kur ju mendoni se lëkura juaj është e ashpër, për të mbetet shumë e butë.

Pos kësaj, meshkujt kanë lëkurë më të yndyrshme, kështu që lëkura e tij mbi lëkurën tuaj do të rrëshqasë sikur të ishte prej mëndafshit.

E adhuron aromën e saj
Meshkujt e kanë vështirë ta harrojnë aromën natyrale dhe lëkurën e femrës. Mbulimi i aromës suaj me parfume të tepërta do të ju bëjë më pak tërheqëse. Aroma juaj natyrale është një afrodiziak i vërtetë. Kjo nuk do të thotë se duhet ta shmangni higjienën e përditshme, por për kujdes përdorni losione dhe kremra të aromave më të buta.

Përse nuk mund të shoh gjithçka?
Rezultatet e sajtit “Psychology Today” tregojnë se 56% e femrave nuk janë të kënaqura me dukjen e tyre. Por, a është e mundur që më shumë se gjysma e femrave të jenë jo tërheqëse?
Me siguri se shumica e femrave e kanë një fotografi krejtësisht joreale për dukjen e tyre. Shumica e femrave me rastin e shikimit në pasqyrë vërejnë apo dallojën vetëm mangësitë, përderisa meshkujt shikojnë krejt ndryshe. Ata shikojnë vetëm atë që ju pëlqen, përderisa mangësitë nuk i vërejnë fare.

Shpreson t’i thotë çfarë i pëlqen
Mashtruesit modern, përkundër informacioneve dhe literaturës së shumtë që mund ta gjejnë në internet, edhe më tutje jetojnë në mosdije të plotë sa i përket asaj se çfarë ju pëlqen juve në shtrat. Meshkujt kanë nevojë të jenë udhëheqës. Sipas ekspertëve, ajo që ju bën të ndiheni mirë është ndjenja më e mirë.

Sa në forme të mirë që është
Shumica e femrave kur e shikojnë veten apo trupin e tyre në pasqyrë mendojnë se kanë nevojë ta largojnë edhe ndonjë kile. Pa marrë parasysh se si dukeni ju, ai është tejet i bindur se ju dukeni për mrekulli. Në bazë të hulumtimeve të organizatës “Psychology Today”, 63% e meshkujve do të donin të humbin në peshë, por pa marrë parasysh kësaj, veten e tyre nuk e konsiderojnë më pak atraktivë, prandaj 25% e meshkujve me mbipeshë e kanë konsideruar veten e tyre si “tërheqës”. Femrat gjithnjë e më tepër po i kushtojnë rëndësi peshës trupore, e cila për to është faktori kryesor për vlerësimin e të qenit atraktive. Te meshkujt ky faktor, sipas ekspertëve, nuk është fare i rëndësishëm.

Do të doja që kjo natë të mbetej në mbamendje
Meshkujt janë shumë krenarë me të arriturat e tyre në shtrat, ndërsa porsa t’ju shikojë, ai dëshiron që te ju ta krijojë një përshtypje që edhe për një kohë të gjatë do ta mbani mend.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi