Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dyshja që sheh me “kaleidoskop” Empty Dyshja që sheh me “kaleidoskop”

Sat 3 Mar 2012 - 2:27
Dyshja që sheh me “kaleidoskop” 1.dYSHJAADhe jo rastësisht, kjo fjalë që në përkthim nga greqishtja vjen si “vëzhgues i formave të bukura” është zgjedhur si vegël shqyrtimi për ekspozitën “Muslim Mulliqi”, e cila do të shohë dritën e gjelbër në datën 25 maj e deri më 25 korrik

“Kaleidoskopi është pajisja shkencore e cila prodhon imazhe krejtësisht të rreme, gjithmonë si konkurrent i fotografisë dhe pajisjeve të tjera televizive”. Dhe jo rastësisht, kjo fjalë që në përkthim nga greqishtja vjen si “vëzhgues i formave të bukura” është zgjedhur si vegël shqyrtimi për ekspozitën “Muslim Mulliqi”, e cila do të shohë dritën e gjelbër në datën 25 maj e deri më 25 korrik. Dy kuratorët e ekspozitës, Charles Esche dhe Galit Eilat, thonë se qëllimi i ardhjes së tyre mbetet në tentativën për koneksionin që mund të ekzistojë midis artistëve kosovarë, realitetit po ashtu dhe njohurive që kjo dyshe ka.

“Kemi marrë 46 aplikacione rreth ekspozitës dhe çmimit “Muslim Mulliqi” dhe jemi të befasuar nga këndvështrimet artistike. Në të tilla raste, kur artistët që kanë aplikuar ndeshen me vitet e lindjes, disa prej tyre të lindur në të 40-tat e disa në të 90-tat, sjell një prurje dhe frymë të re” tregojnë dy kuratorët në një intervistë ekskluzive për “Zërin”. Eilat, kuratore e pavarur dhe hulumtuese, gjithashtu edhe kuratore e pavijonit polak në Bienalen e fundit të Venecias, dhe Esche, kurator në Bienalen e Stambollit në vitin 2005, tregojnë se realiteti, edhe si i kollapsuar, mund të jetë tryezë e punës.
“Është vizatimi i botës në të kaluarën dhe tash, dhe vetëm një shpirt i një artisti do të dijë të nxjerrë diçka nga kjo. Përditshmëria është gjithmonë kolaps i mirë për krijim”, tregon kuratori Esche.
“Çdo ditë është e bukur. Kjo thënie është mëse e dëgjuar, por në këtë ekspozitë vjen edhe më e elaboruara. Koncepti kuratorial “S’është e thënë që gjithnjë të jetë e bukur, përveç nëse është e bukur” po i bën bashkë artistë nga fshati e qyteti, vetëm për të shqyrtuar metaforën e Kaleidoskopit dhe të fshehurave që qëndrojnë aty”, tregon kuratorja Eilat.

Kur pyeten nëse njohin dikë prej artistëve kosovarë, ata përmendin emrat e Jakup Ferrit dhe Sislej Xhafës, si artistë që gjithmonë kanë reflektuar ndryshe perceptimin e tyre. Dyshja e cila që nga vikendi kanë filluar takimet me artistët që kanë aplikuar për të qenë pjesë e ekspozitës, nuk lënë anash edhe disa minikritika.
“Shumica e artistëve kanë aplikuar me vetëm një punë artistike, dhe kjo është pak kritike kur vjen puna për vlerësimin që do t`u bëhet atyre. Unë personalisht si hulumtuese jam mësuar të vlerësoj në bazë të më shumë punimeve”, tregon kuratorja. Edicioni i nëntë i “Muslim Mulliqit” nuk do të ekspozohet vetëm në hapësirën e GAK-ut.

Pjesa e mbetur e punimeve do të ekspozohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës dhe në Galerinë e MKRS-së në kompleksin Qafa. Kjo për kuratorët tregon një përparim dhe hapje horizontesh për komunitetin e artistëve pamorë kosovarë.

“Kanë aplikuar artistë të njohur e jo të njohur, të rinj e “më pak të rinj”, nga qyteti e nga fshati, dhe kjo është ambicia të cilën edhe ne deshëm ta realizonim këtu. Kaleidoskopit ia kemi parashtruar edhe pjesën Tele, duke treguar për veturën, satelitin, televizionin e telefonat, si mjete që po vijnë tek ne si drama mediatike të cilat presin të na gllabërojnë” tregon kuratori Esche. Në ekspozitë do të marrin pjesë rreth 25 artistë, gjysma e të cilëve do të jenë nga Kosova dhe gjysma të huaj. Esche premton se disa prej tyre do të ftohen në evente ndërkombëtare.

“Disa prej artistëve e kanë kuptuar ndryshe konceptin, por duket se edhe ajo mënyrë ka dhënë rezultatin e saj. E kam menduar se disa prej këtyre artistëve duhet të ftohen në organizime dhe kompeticione artistike ndërkombëtare”, përfundoi Esche. Dyshja e kuratorëve përfundon se “ideja e kaleidoskopit shërben si metaforë për mënyrën e fragmentuar se si ne e shohim dhe përjetojmë botën bashkëkohore”.Zhurnal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi