Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ilirët universalë dhe një gëzim që hidhëron Empty Ilirët universalë dhe një gëzim që hidhëron

Sat 3 Mar 2012 - 2:29
Ilirët universalë dhe një gëzim që hidhëron 1.IlieretNë Iliri askush nuk është ai që është dhe secili dëshiron të jetë ai që s’është. Qejfet e Sër Tobit dhe intrigat e tij të vogla për të ruajtur pozitën, çmenduritë e Malvolios që tërheqin në spektakël edhe maskat e të tjerëve, shërbëtorë, gaztor e miq të lehtë, përbëjnë Ilirinë me kokë poshtë, vendin e njeriut universal

Elsa Demo

“Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit e vendosur në Iliri, një vend pa lidhje me historinë, ekziston prej Violës, këtij personazhi inteligjent që flet pak për veten dhe mban në aksion gjithë të tjerët. Vala e detit e ndau nga vëllai binjak dhe e pruri nga Mesalina (një tjetër vend i shpikur nga dramaturgu) në brigjet e panjohura të Ilirisë, ku u vesh mashkull, Çezario, e vu në shërbim një fisniku vendas, dukës Orsino, u dashurua nga Olivia, xhelozoi kandidatët e kësaj konteshe, dyluftoi me një nga ata, kalorësin Sër Endrju, për ta mbyllur aventurën e saj në martesë me Dukën.
Në shërbimin e saj të parë, në takim me konteshën Olivia, thotë për veten se ka pamjen e njeriut që nuk është. Ajo është ajo që nuk duket.

Në Iliri askush nuk është ai që është dhe secili dëshiron të jetë ai që s’është. Qejfet e Sër Tobit dhe intrigat e tij të vogla për të ruajtur pozitën, çmenduritë e Malvolios që tërheqin në spektakël edhe maskat e të tjerëve, shërbëtorë, gaztor e miq të lehtë, përbëjnë Ilirinë me kokë poshtë, vendin e njeriut universal.

Në shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisori Ilir Bokshi ia identifikon spektatorëve shqiptarë si vendin e tyre, për të cilin Shekspiri ka aluduar rastësisht.

Në kostumet e Vesa Krajës, gjen me tone të lehta pastel, forma të moderuara të fustanellës te burrat, të shajakut, qeleshet, brezat, çorapet-këpucë, elemente të qëndismave nga kostumet popullore përdorur në xhaketat e fisnikëve ilirë. Figura Çezario-Viola (në rol Driada Matoshi), për shembull, është ndërthurje harmonike e të gjithave: është kokëqethur, jeleku dhe pantallonat ngjyrë gri janë imtim i kostumit shajak të burrit malësor të Veriut, mbi to fraku ngjyrë e mbyllur portokall (dikur Pirro Mani e maskonte për këtë rol Roza Anagnostin me paruke, beret, getë, pelerinë e shpatë).
Kompozitori Trimor Dhomi ka zbuluan thesar nga zëri njerëzor që aktorët e përdorin zakonisht vetëm për të recituar. Gaztori (Armend Ismajli) në vend t’ia qajë me fjalë hidhërimin Dukës (Shklëzen Veseli), ia thotë me këngë shkodrane. Zgjedhjet e Dhomit nga repertori i muzikës popullore deri te këngët myzeqare të dasmës është mjaft i hollë dhe mbreslënës kombinimi i zërave në kor. Përpos dy daulleve të mëdha që bëjnë rojë në dy skajet e skenës, janë edhe disa lodra të instaluara në bazamentin kryesor skenografik. Ato goditen fort nga aktorët të cilët ndjekin një ritëm muzikal edhe me përplasjen e dy shkopinjve që i mbajnë në brez si instrument i vogël muzikor.

Me ritme të tilla dhe thirrje tribush bëhet ndërrimi i akteve. Shfaqja është pothuajse 3 orë me 10 minuta pushim dhe spektatori e përballon mirë.

Me skenografinë e Petrit Bakallit, regjisori Ilir Bokshi ndërton kompozime madhështore në plan të gjerë, për shembull vetëm me bazamentin multifunksional që shërben për të krijuar skena të pallatit dukal, oborrit kontëror, po fundja edhe të bregdetit ilir.

Ai sjell po aq pasuri me saktësi në plan-detajet skenike kur fokusohet vetëm në një karakter, si te loja me hijen e Malvolios (në rol Adrian Morina), apo të dy-tre karaktereve që vërtiten pranë shilarësit, Sër Endrju (Ylber Bardhi), Sër Tobi Belç (Ard Islami), Maria (Edona Reshitaj).

Regjisori Ilir Bokshi krijon me “Nata e dymbëdhjetë” një portret mjeshtëror të të ashtuquajturve banorë të Ilirisë. Pa ia pasur nevojën historisë, ai i trajton çështjet e identitetit dhe e statusit social si të thelbit njerëzor me gjithë metodën dhe mjetet e mundshme të artit teatral. “Nata e dymbëdhjetë” nuk është thjesht një shfaqje me kulm estetik, është një demonstrim kulturor sa individual aq edhe i përbashkët i artistëve që vijnë nga Kosova, që thjesht të gëzon. Në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë më 17-18 shkurt, ajo realizua në kushte primitive e për të cilat artistët në Shqipëri nuk e ngrenë zërin kurrë.Zhurnal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi