Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një treg në kalanë e Rozafës Empty Një treg në kalanë e Rozafës

Sat 3 Mar 2012 - 2:35
Një treg në kalanë e Rozafës Kalaja%20rozafaArtizanët e Shkodrës duan një treg në kalanë e Rozafës.
Ky monument kulture, një nga më të vizituarit e qytetit, është parë si një mundësi e mirë për të ekspozuar, por edhe për të kryer veprimtari tregtare, nga ata që vazhdojnë të kultivojnë edhe sot një traditë të nisur në Shkodër të paktën diku nga shekulli XVIII.

Këto punime, që përfshijnë tezgjah, pëlhurë, dru e të tjera, vazhdojnë të prodhohen ende, ndonëse në kushtet e vështira të tregut.

Artizanët e Shkodrës kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për një treg të tyre, ndersa kalaja e Rozafës është alternativa më e re e kërkuar prej tyre, nisur edhe nga fakti që janë shumë turistë të huaj që vijnë dhe e vizitojnë.

Shoqata e Artizanëve me mbështetjen e PNUD ka realizuar një projekt për ngritjen e një tregu në oborrin e kalasë, shkruan gazeta ''Shqip'' .Parashikohet të jenë afërisht rreth 30 tezga të organizuara në të cilat artizanët do të kenë mundësi të ekspozojnë punimet e tyre, të jenë në kontakt me të interesuarit, më pranë turistëve e më afër shitjeve.

Kalaja e Rozafës vizitohet në vit nga rreth 17 mijë turistë, kryesisht të huaj, ndaj edhe ky monument është menduar si vendi më i përshtatshëm për të ngritur një treg të artizanatit.Zhurnal
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Një treg në kalanë e Rozafës Empty Re: Një treg në kalanë e Rozafës

Sat 17 Mar 2012 - 17:42
oh sa mrekulli asht ky ven i bekum
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi