Në Kalanë e Lezhës ruhet një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri
Mon 10 Jun 2013 - 0:16
Të dhënat historike për banorët e parë myslimanë në Lezhë dëshmohen nga kronikat e kohës dhe nga historiani turk Evlia Çelebiu
Në vitin 1966, me një grup studiuesish që po hulumtonim për saktësimin e varrit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, në Lezhë, ne u njohëm edhe me tri objekte të kultit të fesë islame. Ata ishin: xhami e kalasë së Lezhës dhe xhamia Selimie në qendër të qytetit.
Për xhaminë Selimie në qendër të qytetit të Lezhës gjithçka u sqarua dhe u saktësua. Të dhënat historike për këtë xhami na çojnë deri në vitet ’20 të shekullit XVII kur braktiset si xhami. Por më vonë funksionon përsëri dhe në vitin 1908 u ndërtua dhe u ngrit madhërishëm minarja e xhamisë. Kur u inauguruar minarja e xhamisë, tri ditë e tri net u festua nga myslimanët dhe katolikët e Lezhës dhe popullsia katolike Bregut të Matës, Malësisë së Lezhës dhe Zadrimës me të shtëna armësh, tubime e manifestime si një ngjarje me rëndësi historike të madhe për fenë myslimane në Lezhë. Dihet se minarja e xhamisë së Lezhës, vepër e rrallë arkitektonike dhe fetare, u rrafshua përtokë nga diktatura komuniste dhe pësoi fatin e keq së bashku me të gjitha kisha e xhamitë në gjithë Shqipërinë, të cilat diktatura i zhduku plotësisht. Por objekt i këtij shkrimi nuk është xhamia Selimie e Lezhës. Objekt i këtij shkrimi është xhamia e Kalasë së Lezhës.
Në hulumtimet që bëmë në vitin 1966 në xhaminë e Kalasë së Lezhës, nuk ramë në asnjë gjurmë që të vërtetonte se ajoi ishte ngritur mbi kishën e Kalasë. Për të saktësuar më tej faktin se xhamia ishte ngritur mbi themelet e veta dhe jashtë çdo adaptimi, në gusht të vitit 1990 organizuam një ekspeditë arkeologjike për gërmime dhe hulumtime të mëtejshme në truallin e xhamisë. Gjatë gërmimeve u zbuluan dherat e tepërta, të depozituara gjatë shekujve, derisa u zbulua tabani i plotë i ndërtesës së xhamisë. Gjatë gërmimeve nuk u zbulua asnjë fragment muri ose objekti që të vërtetonte ekzistencën e kishës së Kalasë në këtë truall. Pra xhamia u ngrit me muret e veta origjinale, pa adaptime dhe shtesa të tjera. Ajo u ndërtuar në pikën më të bukur dhe dominuese të Kalasë, duke plotësuar të gjitha kushtet e një objekti kulti të fesë islame. Ajo është e drejtuar nga Qabeja dhe në murin ballor është vendosur Mihrabi, i cili duket qartë, ndërsa në të djathtë të hyrjes është ngritur minarja. Përmasat e truallit të xhamisë janë 9× 7.50. mihrabi ngrihet 50 cm nga dyshemeja dhe është i lartë 3.50 cm. Trashësia e mureve është 0.75 – 0.90.
Siç shihet nga përmasat, xhamia ka qenë e vogël, për t’u shërbyer në radhë të parë kështjellarëve dhe familjeve të tyre, të vendosura brenda mureve rrethuese të Kalasë, por edhe shehrit të Lezhës, 500 m në lindje të Kalasë.
Të dhënat historike për banorët e parë myslimanë në Lezhë dëshmohen nga kronikat e kohës dhe nga historiani turk Evlia Çelebiu. Pas ardhjes së osmanëve (1478) e deri në vitin 1553, në Kalanë e Lezhës banonin 83 familje myslimane. Dhe pas 50-60 vjetësh u ngrit lagjja e bukur e shehrit të Lezhës në shpatet lindore të Kalasë, e banuar krejtësisht nga myslimanë. Në vitin 1614 në shehrin e Lezhës banonin 500 shtëpi myslimane. Siç na del nga këto shifra, ishte më se e domosdoshme ngritja e xhamisë në Kalanë e Lezhës për t’u shërbyer këtyre familjeve myslimane.
Për datimin e saktë të ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Lezhës na erdhi në ndihmë zbulimi i pllakës prej guri, e shkruar në gjuhën e vetën osmanishte, që u gjend rastësisht në shtëpinë e një familjeje myslimane në qytetin e Lezhës. Pllaka prej guri me dimensione (0.85×0.50m)kishte qenë e vendosur në portën kryesore lindore të hyrjes në Kalanë e Lezhës. Duket dhe sot kuadrati me përmasat e pllakës së gurit, e futur 20 cm në murin sipër portës.
Nga përkthimi i mbishkrimit të gdhendur me mjeshtëri në pllakën e gurit, që fatmirësisht ruhet në Muzeun e rrethit, shkruhet: “Ndërtuar ky kënd i kështjellës së bekuar nga sulltan Sulejman Selim Bajazid Han që e madhëroftë Allahu mbretërinë e tij dhe ja zgjattë jetën. Ndërtimin e kështjellës e bëri Muhamed Dervish Urgazi sipas modelit të kështjellës Sulejmanie në vitin 928 Hixhri” që i korrespondon 1522 të erës sonë).
Mbishkrimi mbi pllakën e gurit përkon me të dhënë historike sipas së cilës sulltan Selimi i parë, ose pasardhësi i tij sulltan Sulejmani, nga vitet 1515-1521 kryen rindërtimin (restaurimin) e plotë të Kalasë së Lezhës, të dëmtuar nga lufta dhe djegur dy herë së bashku me Lezhën, në 1478 dhe 1506.
Së bashku me rindërtimin e Kalasë u ngrit nga themelet xhamia e re, që përkon me vitin 1521, si objekt kulti i fesë islame. Dhe, me sa dimë, nuk ka asnjë xhami tjetër kaq të moçme në Shqipëri. Nuk ka qenë vetëm xhamia që është ndërtuar, se së bashku me të anë ndërtuar edhe sarajet e kështjellarëve, sheshet e lojërave dhe të stërvitjeve ushtarake, arenat e luftimeve, sarajet e qeveritarëve e të nëpunësve ë tjerë etj. Ata janë një tip ndërtimi e konstruksioni që përkojnë me vitet 1515-1521.
Objektet e kultit të fesë islame nuk kanë qenë kurrë qendra obskurantizmi apo fundamentalizmi. Xhamitë, teqetë, medresetë, ashtu si dhe kishat seminaret, gjimnazet e tyre kanë qenë e mbeten jo vetëm qendra fetare por edhe qendra të mëdha kulturore e historike të kombit tonë. /Loro Gjeçi / Dritës Islame/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi