Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpella e Gadimës unikale në Evropë Empty Shpella e Gadimës unikale në Evropë

Sat 3 Mar 2012 - 2:42
Shpella e Gadimës unikale në Evropë 111shpella42-vjet më parë, në fshatin Gadime të Kosovës, zbulohet rastësisht nga një banor i zonës, një nga mrekullitë natyrore më të mëdha në trojet shqiptare, “Shpella e Mermerit” (Gadimës), një shpellë gjigande dhe unikale në Evropë, tregon ciceroni.

Sipas tregimit të ciceronit të shpellës, Hysen Gasholli, shpella, e krijuar 80 milionë vjet më parë, u zbulua rastësisht në vitin 1969, nga një banor i zonës, Ahmet Asllani, kur ai thyente shkëmbinjtë me një shufër të metaltë në themelet e banesës së tij. “Pas shfaqjes së disa kristaleve të krijuara nga goditjet e metalit, Ahmeti lajmëron komunën. Më pas, ekspertë në vendin e zbulimit thanë se kjo është një mrekulli e natyrës dhe mjaft interesante”, tregon Gasholli. “Për herë të parë, shpella u hap për vizitorët në vitin 1974. Brenda saj, në një sipërfaqe prej 1350 metra katrorë ,të betonuar jetojnë lakuriqët, ndërkohë që në të gjithë sipërfaqen e saj, shpella shtrihet në një gjatësi prej5 kilometra”, thotë Gasholli. “Krijuesi i gjithësisë ka skalitur dhe kompozuar në këtë shpellë simbole nga më interesantet. Të gjitha format dhe simbolet natyrore të kësaj shpelle të nëndheshme mbartin dhe shpjegojnë dukuri apo fenomene historike”,tha Gasholli, duke treguar disa nga zbulimet më interesante.

“Kjo figurë i ngjason formës së shqiponjës; koka, këmbët, krahët. Mbi krahë harta e Kosovës dhe e Shqipnisë etnike, me vranësirat në mes”, deshifron ciceroni pamjen e gdhendur në kristale stalaktitesh e stalagmitesh. Diku, në një nga stendat natyrore, shpella kishte të ekspozuar portretin e një burri, një gruaje dhe dy fëmijëve. Diku, në një cep të shpellës, natyra kishte kompozuar në kristale flamurin dhe mjekrën e Skënderbeut. Diku tjetër të shfaqej pamja e oxhakut, rreth të cilit qëndronin të ulur nëna me tre fëmijët. Në shpellë do të gjeje të kompozuara mjaft figura gjallesash si; elefanti, luani, krokodili, peshku, shqiponja, merimanga, gjarpri, si dhe pjesë organike të njeriut si, forma e trurit, sytë, veshët, shtylla kurrizore, venat, gjuha, etj. “Jam mrekulluar me këtë pamje magjepse, me këtë krijim natyror të kësaj shpelle me përmasa gjigande, ku mpleksen mjaftë figura e kompozime natyrore, apo modele të tjera, të cilat pasqyrojnë jetën mbi këtë shpellë”, tha vizitori Vladimir Muçaj. “Është një mrekulli natyrore në tokën shqiptare, një vlerë unikale shumë dimesionale,” tha Shkëlzen Mavriqi, një tjetër vizitor. Zhurnal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi