Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

MUP-i serb në veri Empty MUP-i serb në veri

Sat 3 Mar 2012 - 12:40
Qeveria e Serbisë ka një prezencë domethënëse policore në veriun e Kosovës, të udhëhequr nga një strukturë komanduese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Një shënim i tillë rezulton nga dokumente që përshkruajnë strukturën komanduese dhe japin emrat e udhëheqësve të rrjetit të MUP-it serb në veri, që ka pasur rast t’i shohë “Koha Ditore” nga burime të besueshme ndërkombëtare.

Gazeta, madje, ka kontaktuar numrin që është dhënë në dokumente si telefoni i Drejtorisë së Policisë së Serbisë në Mitrovicë, dhe nga biseda konkludohet se aty vërtet funksionon MUP-i serb. Zyrtarët që përgjigjen në telefon nuk hezitojnë të pranojnë se janë policia. Zyrtari që prezantohet si Milodrag Stojanoviq i ka sugjeruar gazetarit të “Kohës Ditore” (i cili është paraqitur si një qytetar) që për denoncimin e një veture të vjedhur të lajmërohet pasdite pas orës 15:00.

Burime të tjera të konsultuara nga gazeta, që kanë njohuri për zhvillimet në veri, kanë konfirmuar një pjesë të madhe të emrave që përmenden në dokumentin në fjalë.

Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi