Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Një ditë pas protestave, Gostivari i kthehet normalitetit Empty Një ditë pas protestave, Gostivari i kthehet normalitetit

Sat 3 Mar 2012 - 12:56
“Pas asaj që ndodhi dje në qytetin e Gostivarit situata sot vazhdon të jetë e qetë dhe stabile ndërsa qyteti vazhdon të frymoj normalisht”.
Shumica e lokaleve xhamat e të cilave u thyen mbrëmë janë rregulluar, ndërsa Sektori i Punëve të Brendshme po kryen hetimet. Në incidentin e mbrëmshëm janë dëmtuar edhe dy makina njëra prej të cilave i përkiste policisë.
“Nga grupi janë ndarë 2 apo 300 të rinj dhe janë drejtuar në rrugët ‘Braqa Gjinovski’ dhe ‘Goce Delçev’, ku kanë thyer xhamat e 26 objekteve mes të cilave edhe të një shtëpie private, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy makina njëra prej të cilave është e MPB-së”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës I SPB-Tetovë.
Qytetarët dënojnë thyerjen e xhamave të objekteve, pavarësisht se në pronë të kujt janë.
“Nuk duhej të ndodh por ndodhi, fatkeqësisht ajo është, duhet populli të jetë pak më I qetë tash s’ka nevojë për diçka më të madhe të bëhet , edhe unë e ndjej dhimbjen e atyre prindërve secili jemi prind e dimë çka domethënë kjo”.
“Këtu kaloi qetë, ato incidente të vogla askush nuk I do, mirëpo duket se pak u humb kontrolli i njerëzve. Ngushëllime familjeve të të ndjerëve. Çka nëse jam maqedonas edhe unë e ndjej edhe unë kam fëmijë, askush nuk e arsyeton këtë. Ligji duhet ta bëjë të veten, nuk mundet kështu, deri dje jam shoqëruar me ata njerëz, kurse sot të ndodh një gjë e këtillë”.
Sot edhe ambasadori i Replikës së Shqipërisë Arben Çejku ka vizituar familjet Shehabi dhe Memedi në Gostivar për t’u shprehur ngushëllimet e tij dhe të shtetit shqiptar. Çejku ka porositur me këtë rast partitë politike që të heqin dorë nga çdo lloj keqpërdorimi të rasteve të këtilla për politikë ditore ndërsa nga organet e drejtësisë kërkoi të bëjnë punën e duhur.
“Ne inkurajojmë organet e drejtësisë që të japin drejtësi për rastin dhe njëkohësisht inkurajojmë familjet që të përballojnë këtë dhimbje këtë tragjedi. Dhe natyrisht apeloj për heqje dorë nga cdo lloj përdorimi dhe keqpërdorimi për agjenda politike apo agjenda të tjera për marrëdhëniet ndëretnike”, tha Arben Çejku, Ambasador i Republikës së Shqipërisë.
Çejku me këtë rast, kërkoi dhe uroi që ky të jetë rasti I fundit I humbjes së jetëve të njerëzve. Incidentet e djeshme në Gostivar, ndodhën pas protestës së djeshme në të cilën mijëra qytetarë marshuar kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptar nga polici, Jakim Trifunovski. Bashkim Sulejmani
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi