Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Tetovë: Promovohet “Libri i fluturave” i Veton Surroit Empty Tetovë: Promovohet “Libri i fluturave” i Veton Surroit

Sat 3 Mar 2012 - 13:46
Tetovë: Promovohet “Libri i fluturave” i Veton Surroit 29-A-KUlt-Tetove.Pas promovimit fundvitin e kaluar me rastin e ndarjes së shpërblimeve vjetore për gazetari e letërsi, “Rexhai Surroi”, në Prishtinë, “Libri i Fluturave”, me autor Veton Surroin, paraqitet sot edhe në Tetovë. Në promovimin që bëhet nën organizimin e Universitetit të Evropës Juglindore, përpara studentëve dhe pedagogëve të kësaj qendre universitare, si dhe në prani të shumë personaliteteve të shquara nga jeta kulturore, shkencore, politike e diplomatike, për librin mbi zhvillimet dramatike të vitit 2001 në Maqedoni, do të flasin studiuesit Rizvan Sulejmani e Sefer Tahiri, si dhe ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku.

“Veton Surroi ndërmjetësoi dhe bëri atë që gati për secilin ishte e pamundur: unifikimi i faktorit politik dhe faktorin ushtarak në Maqedoni në të ashtuquajturin “Takim i Prizrenit”, apo si thuhet në libër “Furra e paqes”, në të cilën do të arrihej një marrëveshje historike e këtyre dy faktorëve, e cila mund të analogjizohet me marrëveshjen e Lushnjës të viti 1920, apo me Marrëveshjen e Mukjes të vitit 1944-1945. Mirëpo marrëveshja e Prizrenit, pavarësisht nga presionet e jashtëzakonshme, sidomos kundër liderit politik Arben Xhaferit, nuk u shkel as për një shkronjë, transmeton Koha.

Po kaq protagonist sa në marrëveshjen e liderëve shqiptarë të Maqedonisë, Veton Surroi del edhe në trekëndshin e negociimit shqiptar-ndërkombëtar, dhe shqiptaro-maqedono-ndërkombëtar duke u kurorëzuar ky negocim me marrëveshjen e Ohrit, ku shteti i Maqedonisë mori obligime decidive për avancimin e statusit të shqiptarëve të këtij vendi.

”Libri i fluturave” zbulon shumë të panjohura deri më tani, jo vetëm për opinion publik në Maqedoni, por edhe ata që kanë qenë të lidhur, në një ose formë tjetër, drejtpërdrejtë me luftën e viti 2001 në këtë vend. Ai lexohet me një frymë për shkak se është i shkruar nga një penë tejet e sprovuar në eseistikën dhe publicistikën shqiptare,”- thotë për Kohën Ditore, publicist Qani Mehmedi, njohës po ashtu i zhvillimeve në Maqedoni./knninfo/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi