Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Libri i fluturave’ mirëpritet në Tetovë Empty “Libri i fluturave’ mirëpritet në Tetovë

Sat 3 Mar 2012 - 2:23
“Libri i fluturave’ mirëpritet në Tetovë 1.LibriiiDuke vendosur paraqitjen e tij në një bashkëbisedim sinqeriteti me shqiptarët e Maqedonisë, Veton Surroi, i cili u prit me duartrokitje nga të pranishmit, shumica prej të cilëve ishin studentë, tha se “Libri i Fluturave” ishte dhe një “shlyerje borxhi” ndaj të vërtetës

Pas promovimit fundvitin e kaluar me rastin e ndarjes së shpërblimeve vjetore për gazetari e letërsi, “Rexhai Surroi”, në Prishtinë, “Libri i Fluturave”, me autor Veton Surroin, u promovua dje edhe në Tetovë. Në promovimin që u bë nën organizimin e Universitetit të Evropës Juglindore, përpara studentëve dhe pedagogëve të kësaj qendre universitare, si dhe në prani të shumë personaliteteve të shquara nga jeta kulturore, shkencore, politike e diplomatike, për librin mbi zhvillimet dramatike të vitit 2001 në Maqedoni, folën studiuesit Rizvan Sulejmani e Sefer Tahiri, si dhe vetë autori i librit, i cili me këtë rast iu përgjigj edhe pyetjeve të të pranishmëve.

“ Kjo nuk është as histori, as biografi, sikurse do të deklarojë autori që në parathënie. M’u kjo e bën që libri të mos jetë i ngarkuar me shumë data, emra, që janë punë të historisë, por i jep një freski tërheqëse lexuesit për të njohur shumë aktorë dhe momente të mëdha historike. Edhe kur ai kërkon t’i gjejë dhe të zbulojë fytyrat e luftës, autori e bën me aq shkathtësi dhe dozë arti, ironi e sarkazëm sa të bënë që t’i njoftosh, por edhe t’i njohësh ata sikur janë aty afër, pranë teje. Ky përshkrim i kohës dhe faktorëve, i mbrujtur me shumë dokumente, bëhet me një balancim të mrekullueshëm të artit dhe historisë, prandaj unë da ta quaja këtë libër edhe si një histori në art”, tha Rizvan Sulejmani.

Për Sefer Tahirin, Veton Surroi i ofron lexuesit shqiptar, sidomos atij në Maqedoni një vepër publicistike, por edhe eseistike-politike me një titull shumë intrigues, jokonvencional, por më tepër, Fluturat, tha ai, simbolizojnë paqen: “Pikërisht përmes kësaj vepre Surroi na ndriçon rolin e tij aktiv në vitin 2001 në Maqedoni. Në fakt, nga libri kuptojmë se autori edhe pse u bë pjesë e luftës në Maqedoni, pa dëshirën e tij, por në saje të shumë rrethanave dhe faktorëve të vitit 2001, objektivisht nuk u angazhua në të, por dha kontribut për paqen, nuk u përfshi në konflikt, por në negociatat për kapërcimin e tij, në negociatat shqiptaro-shqiptare, shqiptaro-maqedonase dhe shqiptaro-maqedonase në raport më faktorin ndërkombëtar,”, vlerëson Tahiri duke rikujtuar se “Libri i Fluturave” zbardhë edhe një të vërtetë, për të cilën dihet pak, përkatësisht media ka gjurmuar fare pak, “e ajo është se ndarja e Maqedonisë nuk ka qenë vetëm projekt sa për sy e faqe i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, por edhe projekt që ka hyrë në analet politike-qeveritare, të cilin autori me të drejtë e ka kundërshtuar meqë ishte projekt fatkeq dhe ashtu siç ishte i propozuar, linte jashtë hapësirës shqiptare shumë vendbanime shqiptare. Ky libër tregon se në momente vendimtare nuk duhet fryrë zjarrit, por duhet shuar atë, sepse arritja e paqes, sado që nuk është proces i lehtë, është arritje shumë sublime”.

Autori në mënyrë të argumentuar, duke rrëfyer detaje nga bisedat dhe takimet kokë më kokë hedh dritë mbi protagonizmin e liderit të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, tani lider i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe liderit të atëhershëm të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi që kriza ndërshqiptare të mos thellohej edhe më tej, personalitete këto që sipas veprës i kanë rezervuar vetes vend të posaçëm në mbamendjen historike të shqiptarëve të Maqedonisë”, theksoi Sefer Tahiri.

Duke marrë fjalën përpara auditorit, Veton Surroi theksoi se platforma e veprimit politik të shqiptarëve në Maqedoni nuk ka ndryshuar që nga pavarësimi i Maqedonisë nga ish-federata jugosllave dhe kjo platformë është fitimi i statusit të popullit konstitutiv, të barabartë me maqedonasit: “Asnjë përpjekje politike e ushtarake nuk ka qenë kundër interesave të popujve të tjerë, por në funksion të arritjes së barazisë dhe të projektimit të ardhmërisë më të mirë”, tha Surroi.

Duke vendosur paraqitjen e tij në një bashkëbisedim sinqeriteti me shqiptarët e Maqedonisë, Veton Surroi, i cili u prit me duartrokitje nga të pranishmit, shumica prej të cilëve ishin studentë, tha “Libri i Fluturave” ishte dhe një “shlyerje borxhi” ndaj të vërtetës, shlyerje borxhi prej kosovari ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, për shkak të rolit të tyre në dramën e vitit 1999 nëpër të cilën kaloi Kosova dhe një shlyerje borxhi ndaj paqes që nënkupton dhënien fund të tragjedive dhe shpëtim jetësh,- tha Veton Surroi. Ndërkaq, në një prononcim të tij analisti Qani Mehmedi, tha se autori i “Fluturave” ka meritën kryesore për unifikimin e faktorit politik shqiptar të Maqedonisë, në historinë më të bujshme, të dekadave të fundit të shqiptarëve të Maqedonisë. “Ai lexohet me një frymë për shkak se është i shkruar nga një penë tejet e sprovuar në eseistikën dhe publicistikën shqiptare”, thotë , publicisti Qani Mehmedi, një njohës po ashtu i mirë i zhvillimeve në Maqedoni, të periudhës para dhe pas konfliktit të vitit 2001.Zhurnal
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi